Trupi i pajetë i 28-vjeçares Anxhela Petro do të mbërrijë nesër në qytetin e Beratit. Lajmin e bëjnë me dije mediat greke, ku ndodhi krimi makabër. Anxhela u vra nga i ati i saj, i cili e qëlloi brutalisht disa herë me një shufër hekuri, ndërsa trupin e varrosi në oborrin pas shtëpisë.
Pas orëve të tëra pyetje në policinë e Korfuzit, babai vrasës pranoi krimin. Dyshohet se shkak ishte bërë lidhja e 28-vjeçares me një shtetas afgan.
Xhezmija nëna e Anxhelës tregon mes lotëve pas krimit makabër se, ka 12 vite që nuk e shikon vajzën me sy,pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron. Largimi i saj në Greqi-sipas nënës Xhezmije ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve. Por Xhezmija tregon se, prej 12-vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën e saj.
Vajza më shumë fliste me të motrën,Klean,që edhe pse ishte vajza e burrit me të cilin u martua nëna pas ndarjes me Alekon.
Së fundmi mamaja e 28-vjeçares, Xhezmije Hoxhallari, ka kërkuar edhe një ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor për të hetuar nëse para vrasjes e bija është abuzuar seksualisht. Kërkesa e mamasë i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj.
28-vjeçarja Anxhela Petro humbi jetën pasi u qëllua shtatë herë në kokë me një hekur nga i ati i saj. Në seancën e parë në gjyq, Aleko pranoi krimin duke kërkuar një dënim shembullor për vrasjen e të bijë