Brenda një muaji Shqipëria do të ketë më në fund Prokurorisë speciale, (SPAK) e cila së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.
Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane. Byroja Kombëtare e Hetimit do të ndihmohet nga një skuadër hetuesish ndërkombëtarë. Në këtë skuadër, rol kryesor do të jetë FBI-ja amerikane, e cila është tmerri më i madh për pushtetarët e inkriminuar e të korruptuar shqiptarë.
Që SHBA është duke udhëhequr zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, ky nuk është një lajm i ri, pasi të ishte për politikën shqiptare spatrimi nuk do të ndodhte asnjëherë, pasi “peshku është qelbur nga koka”. Por tani në vend do të instalohet një FBI amerikane e cila do të udhëheqë “FBI shqiptare” , e cila nuk do të ketë më nga të luajë dhe nuk do të jetë pjesë e pakteve e shantazheve.
Dosjet e korrupsionit galopant janë gati dhe gjithçka është pritur me endje gjatë gjithë kësaj kohe është ekzekutimi dhe vendosja në pranga e keqbërësve. Emri që do të çelë siparin vështirë të gjendet në mesin e një perandorie të korruptuarish të instaluar në vendin tonë, por kryeson Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët janë zotërues të një pasurie miliona euroshe me vetëm dy rroga shtetari.
Për të vijuar më tej me qeverinë Rama, e cila nga kupola ministrore tek drejtorët është e zhytyr deri në fyt në afera me koncesionet dhe abuzime me tenderat. Dosjet e bujshme që rëndojnë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe të birit Shkëlzen Berisha të cilët i kanë hapura llogaritë me drejtësinë.
Ora e ndëshkimit po troket, “lepujt e trazuar’ tashmë janë të kapur. “Pusht”-etarë, e ish pushtetarë po vdesin nga frika për së gjalli.