Labinot Rexha ka pësuar një aksident automobilistik gjatë ditës së djeshme.
Këngëtari shqiptar ishte rrugës për në Zvicër me familjen e tij, kur kanë pësuar aksident, por që fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime të rënda.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një njoftimi në llogarinë personale në Facebook.
Ai me këtë rast ja dhënë një mesazh të fuqishëm për vlerën e familjes.
Postimi i plotë i këngëtarit në rrjetet sociale
“Oh Zot faleminderit që shpëtova familjen dhe vetën! Një aksident e pësova sot në mëngjes , rrugës për Zvicër dhe fal Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra . Sot kuptova qe pasuria, fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person qe i ka bërë këto barriera se sot sigurt do humbja veten dhe tërë familjen.
Nuk kishte asgjë me keq kur tre minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zërin e djalit tim të vogël, Aliut më tha që jam mirë. Oh zot faleminderit faleminderit faleminderit , ti je mëshirues mëshirbërës”.