Për të gjithë ju që e humbët mbrëmë, finalja e emisionit “Hell’s Kitchen” pati disa doza romantizmi.
Shefi Renato Mekolli u emocionua nga rikthimi në finale i ish-konkurrentes bukuroshe Ani dhe bëri veprimin e papritur.
Teksa Ani po merrej me ëmbëlsirat, ai i bëri disa komplimente dhe më pas iu ul në gjunjë duke i bërë një propozim interesant.
“Anin nuk e lë të ikë, do e marr në restorantin tim. Do pranosh apo jo?”, i thotë Renato Anit dhe i ulet në gjunjë.
Sigurisht që Ani i mori këto fjalë në formë shakaje megjithatë propozimi e bëri efektin duke e vënë ish-konkurrenten shumë në siklet.
Renato nuk ka ngurruar aspak për ta shprehur hapur simpatinë për konkurrenten Ani Alku.