Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pasi një shpërthim eksplozivi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës të tensionit të larte 400kV, Tirana2 – Podgorice, në Fushe Krujë.
Në një postim në facebook Balla i thotë Sali Berishës “po si nuk hoqe dorë as nga shtyllat e tensionit mor burrë i dheut!”.
“O Sali! Po si nuk hoqe dorë as nga shtyllat e tensionit mor burrë i dheut! Kishe ca kohë e kishe harruar këtë “sport” po aha, plakesh e rrjedh po nuk heq dorë ti jooo…
Bam aty e bum atje të shkoi kjo jeta demokratike, se ne atë jetën komuniste e kishe urdhëro këtej e siurdhëron andej!”– shkruan Balla në facebook.