Protesta e studentëve duket se është marrë nën kontroll nga pedagogia lirjana Kuçana dhe personazhi i prezantuar si “shoqëri civile” Besjan Pashaj.
Në mbledhjen e zhvilluar në Univeristet, ajo është prezantuar si pedagoge dhe ka motivuar studentët për të rrëzuar qeverinë “Rama”.
Ndërkohë, mjafton një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet sociale dhe konstaton se Kuçana që foli në emër të kolegëve të saj si e pavarur, rezulton se është një aktiviste politike.
Ajo është mbështetëse e Sali Berishës, ndërsa nuk heziton që bindjen e saj të djathta t’i demostrojë publikisht.
Në mbledhjen e organizuar ditën e djeshme, ajo filmohet mes studentëve nga Besjan Peshaj. Fjalën e saj mund ta shihni në minutën e 35.