Avokat, Spartak Ngjela me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar arsyet se pse Presidenti i Republikës Ilir Meta ka hezituar në dekretimin e ministrave shqiptarë që vijnë nga Kosova.
Sipas tij, Metën nuk e lejojnë Athina dhe Beogradi.
“Pse po heziton presidenti Meta në dekretimin e ministrave shqiptarë që vinë nga Kosova? Ajo që pranohet më shumë është se nuk e lejojnë Athina dhe Beogradi.”-shkruan avokati.
Më tej avokat Ngjela shkruan se Ilir Meta kur iu fut politikës ishte i sëmurë në funksion të parasë.
LEXO EDHE: Meta nuk shkarkon Bushatin/ Zëri i Amerikës kritikon lëvizjen e Ramës
“Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është i likujduar. Kot lodhen që të gjithë.
Le të vërtitet kudo Meta, le të shkojë kudo, gjithçka është mbyllur.
Meta i hyri një politike të degraduar kur u bë kryeministër. Ishte i sëmurë në funksion të parasë. Tregojnë se kur i kanë çuar paratë e para me një thes mbledhur nga taksat dhe doganat, sapo u hap gryka e thesit, i ra të fikët. Edhe atij, e më pas edhe të shoqes.”-shkruan Ngjela