osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Janari provë force për prokurorinë! Nëse e dërgon për gjykim dosjen CEZ dhe Berishën, atëherë do të kemi goditjen e shekullit sa i takon luftës ndaj korrupsionit

Viti 2019 pritet të prodhojë surpriza sa i takon fushës së drejtësisë. Teksa reforma po avancon dhe SPAK me BKH janë në horizont, muajt e parë të këtij viti janë një provë force për prokurorinë. Kur Arta Marku mori detyrën e kryeprokurores, ajo deklaroi se do godasë krimin dhe korrupsionin në vend. Transferimi i Donika Prelës në krye të Krimeve të Rënda ishte gjithashtu një sinjal se drejtësia në vend do të lëvizë.

Por gjatë janarit prokuroria do jetë në provë sa i takon dosjeve të mëdha. Deri më sot asnjë zyrtar i korruptuar apo i lidhur me krimin nuk është përballur me drejtësinë. Por në prokurori ka disa doje të rëndësishme dhe të gjithë i kanë sytë aty. Bëhet fjalë për hetimet që kanë nisur ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiti dhe ndaj ish-kryeministrit Berisha e disa ish-ministrave të tij sa i takon aferës së CEZ. Këto dosje, përveçse janë të bujshme, kanë dhe diçka tjetër të përbashkët: Për të tria skadojnë afatet hetimore. Prokuroria ka rreth një vit që merret me to dhe tashmë afatet e vëna nga gjykata për disa kanë përfunduar, e për disa të tjera janë drejt fundit.

Kjo e vë prokurorinë në një provë të vështirë, pasi nëse kërkohet sërish shtyrje afati, tregon se hetimet kanë dështuar. Nëse i marrim me radhë, kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet për 4 vepra penale dhe në tetor prokuroria zgjati edhe me 3 muaj afatin e hetimeve. Kjo do të thotë se në janar ky afat skadon. Sa i takon dosjes së CEZ, hetimet për të kanë skaduar. Më 15 shtator gjykata vendosi zgjatjen e afatit me 3 muaj dhe në dhjetor ky afat ka përfunduar. Ndërsa për Saimir Tahirin afati u zgjat më 16 tetor, që do të thotë se më 16 janar, ai skadon. Prokuroria tani duhet të vendosë nëse do i çojë për gjykim çështjet apo do i pushojë.

Burime të gazetës bënë me dije se më i rrezikuari të shkojë në gjykatë është Adriatik Llalla. Ai po hetohet për fshehje pasurie, pastrim parash, mosdeklarim të parave në kufi dhe shpërdorim detyre. Falë dhe ndihmës së amerikanëve, prokurorët e Krimeve të Rënd kanë siguruar prova të mjaftueshme që dosja të shkojë në gjykatë. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi çështja ka disa muaj që zvarritet. Por krahasuar me Tahirin dhe dosjen e CEZ, Llalla është më i rrezikuari.

Rreziku për Tahirin dhe Berishën

Sa i takon dosjes në ngarkim ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, sinjalet e dhëna nga prokuroria tregojnë se hetimet nuk po ecin si duhet. Tahiri ka dorëzuar në prokurori dhe vendimin e prokurorisë italiane, e cila nuk sheh asnjë implikim të tij në grupin e Habilajve. Por e vetmja gjë që e rrezikon ish-ministrin është presioni amerikan dhe afrimi i datës së negociatave. BE kërkon arrestime, ndërsa SHBA ka kërkuar që Tahiri të gjykohet. Sa i takon dosjes së CEZ, edhe ajo është e komplikuar.

Kuvendi dhe juristi Romeo Kara kanë dorëzuar mijëra faqe me prova dhe të dhëna mbi këtë aferë. Po ashtu ka ardhur një dosje dhe nga Çekia. Por prokuroria gjithë këto muaj është justifikuar me zgjatjen e hetimeve për shkak të mungesës së Nuel Kalajt. Bëhet fjalë për sekserin që lidhi çekët me qeverinë “Berisha”. Ai është thirrur disa herë për të dëshmuar, por nuk i gjendet adresa, duke qenë se është shtetas kosovar. Kjo rrezikon që dosja të shkojë në kalendat greke. \

Por nëse prokuroria e dërgon për gjykim, atëherë do të kemi goditjen e shekullit sa i takon luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta. Kjo sepse janë paditur rreth 21 zyrtarë, mes të cilëve ish-kryeministri Berisha, djali i tij dhe disa ish-ministra. Tani topi është në dorë të prokurorisë, e cila brenda muajit do të vendosë për fatin e Llallës, Tahirit dhe të akuzuarve për aferën e CEZ.