Kastriot Çaushi lindi në Tepelenë më 1954. Aktor i mirënjohur i kinemasë dhe pedagog i aktrimit. Duke filluar nga viti 1997 është rektor i Akademisë së Arteve të Tiranës. U diplomua për aktor dhe disa vjet punoi në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, më pas u rikthye në Tiranë, këtë herë si pedagog. Ka luajtur 18 role në filma artistikë, duke filluar me rolin e Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi” (1976).
Në vitet ’80 ka pasur karrierë në ngjitje, duke fituar fillimisht Medalionin e Festivalit të Filmit me rolin e Vasil Laçitnë filmin “Plumba Perandorit” (1980) dhe pastaj Kupën për aktorin më të mirë me rolin e Kujtimit në filmin “Qortimet e vjeshtës” dhe në fund përsëri Medalionin për rolin e Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës” (1984). Ndër filmat e tjerë të suksesshëm mund të përmendim “Apasionata” (1983), “Vendimi” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990) dhe (1994).
Pas dhjetë vjet pauze u rikthye në kinema me filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” (2004) të regjisorit Mevlan Shanaj.
Filmografia
Në kërkim të kujt 2009 serial – Almir Bali
Dhimbja e dashurise 2008 serial
Lule të kuqe, lule të zeza, 2003
Dashuria e fundit, 1995
Ngjyrat e moshës, 1990
Flutura në kabinën time, 1988 – i fejuari i Flutures
Tri ditë nga një jetë, 1986 – Sandri
Vendimi, 1984 si Kujtimi
Shirat e vjeshtës, 1984 si Iliri
Apasionata, 1983
Qortimet e vjeshtës, 1982 Kujtim Stefi
Besa e kuqe, 1982 Kelmendi
Agimet e stinës së madhe 1981 – Gori Muzaka
Plumba perandorit ,(1980)
Mëngjeze të reja, 1980
Liri a vdekje, 1979
Radiostacioni, 1979 Partizani
Nusja dhe shtetrrethimi, 1976