Pazaret e Ilir Metës me Damir Fazlliç, sekserin e kërkuar ndërkombëtarisht për pastrim parash dhe mashtrime, mik për kokë i familjes së Sali Berishës. Si ka mundësi që shqiptarët kanë për President politikanin që është përfshirë në çdo aferë dhe pazar me paratë dhe pasuritë publike?! Çfarë e detyroi Edi Ramën t’i bënte peshqesh Shqipërisë këtë turp ndërkombëtar?
Është sfidë e vështirë që të gjesh një skandal, ku janë vjedhur paratë dhe pasuritë e përbashkëta të shqiptarëve, dhe pas tij, në një formë apo një tjetër, të mos dalë në pah emri i Ilir Metës, i njohur si politikani më i korruptuar në Ballkan dhe i akuzuar nga ndërkombëtarët si porositës vrasjesh, por që në shqiptarët e kemi president. Shqiptarët nuk e votuan për president këtë kuçedër të korrupsionit, por e kemi peshqesh nga Edi Rama.
Si mos të mjaftonin me qindra afera dhe skandale, për Ilir Metën ka një dosje të re korrupsioni dhe pazari, e cila mund ta çojë në burg sapo të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme. Ky që sot bën sikur i digjet barku për kufirin detar me Greqinë, disa vite më parë, ka bërë me pasuritë tona natyre, me Damir Fazlliç. Ky i fundit është vënë në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash dhe mashtrim. Njihet si miku dhe sekseri kryesor i familjes së Sali Berishës. Ka bërë shumë dallavere në Shqipëri me Argita Berishën.
Sali Berisha e futi edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Damir Fazlliç bëri rrëmujë institucionet dhe drejtësinë shqiptare, erdhi këtu, pastroi para dhe iku. Tashmë Ilir Meta është pjesë e pazareve të tij.
Kur ishte në qeveri me Sali Berishën, Ilir Meta la Ministrinë e Jashtme, dhe mori drejtimin e Ministrisë së Ekonominë, me justifikimin për t’i qëndruar më pranë partisë. Meta bëri luftë me Dritan Priftin, duke e hequr si ministër dhe duke i zënë vendin. Arsyeja ishte e qartë. Ministria e Ekonomisë kishte shumë para dhe të ofronte mundësi për pazare. Sapo mori detyrën me firmën e Sali Berishës, Ilir Meta nisi pazaret me pronat publike.
Ilir Meta dhe Sky Petroleum, e cila në Shqipëri përfaqësohej nga Damir Fazlliç, tre vendburime nafte për t’i shfrytëzuar, ku prodhimi do të ndahej përgjysmë. Para se Berisha të firmoste vendimi, Fazlliç dhe Meta kishin vendosur mbi kushtet e marrëveshje dhe më tej ia kanë propozuar atë Berishës. Fazlliçi ka lobuar që tre puset e naftës t’i jepeshin kompanisë Sky Petroleum.
Kontrata ishte për ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri, në tokë, blloqet “4, 5 dhe Dumre”, ndërmjet ish-ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të Shqipërisë dhe Sky Petroleum, Inc. Sipas vendimit, Sky Petroleum ishte drejtat ekskluzive, sipas Kontratës se Ndarjes se Prodhimit (KNP), blloqet e mësipërme të shfrytëzimit që arrinin në rreth 5,000 km2. Përveç të drejtave të shfrytëzimit, kompania do të ishte akses edhe në të dhëna sizmike 2-D në më shumë se 1,200 km. Me zbulimin e gazit të tregtueshem, marrëveshja lejon zhvillimin dhe prodhimin për një periudhë 25 vjeçare, plus zgjatjes në zgjedhje të kompanisë.
Në atë kohë, Ilir Meta është akuzuar edhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste se ishte vendosur në shërbim të interesave të sekserit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. “Në ditët në vijim do të fillojmë të zbardhim për shqiptarët një aferë shumë të rëndë korruptive ku Ilir Meta është vendosur nën hyqmin e sekserit serb Damir Fazlliç”, tha në atë kohë Taulant Balla. Por, disa vitë më vonë, Partia Socialiste e mori në qeveri Ilir Metën, duke i lënë dorë të lirë të vidhte edhe më shumë. Gjithsesi, praktika e pazareve të Ilir Metës më Fazlliçin është aty dhe do të jenë një gurë prove për Byronë Kombëtare të Hetimit./Pamfleti.com