Armina ka dhënë një intervistë sot për të justifikuar jetën luksoze që bën pas lidhjes me Shkëlzen Berishën.
Ajo thotë se paratë i ka bërë duke punuar dhe se e mundëson me forcat e saj jetën luksoze.
E dashura e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, tregon se e marrin në telefon firmat më të njohura në botë dhe insistojnë që Mevlani të veshë veshjet e tyre në këmbim të parave.
“Kam punuar që në moshën 19-vjeçare në atë revistë. Kur kam shkuar tek firmat e kam pasur si cv revistën. Shkëlzeni më tha se të mbështes 100%, sepse është ëndrra jote dhe kam besim që t’i do ta bësh. Kur fillova bashkëpunimin me firmat më targetonin shiko Armina çfarë po vesh?
Ai në momente të caktuara nuk më ka thënë ndaloje, por më ka thënë të mendoja mirë për mënyrën se si do postoja, si do ta përcjellja tek njerëzit.
Ne shkuam në Meksikë me pushime dhe hotelin e kisha të përfshirë nga një agjenci udhëtimesh, kjo gjë u nxor si pushimet luksoze të Arminës.
Mua më kërkojnë edhe hotele në Maldive por e di që do më kthehet kundër, ndaj nuk shkoj, e di që do e përdorin,” thotë Armina.
Ndërkohë e pyetur lidhur me mbrojtjen që i bëri vjehrri Sali Berisha në një studio televizive ku tha se i siguron vetë gjërat e veta pasi ia dhurojnë stilistët më të famshëm në botë, Armina tregon se blogu dhe Instagrami është kthyer në një lloj marketingu që i siguron shumë para.
Aq sa thua se vetë, ajo ka blog dhe të tjerët nuk dinë se si funksionon.
E vetmja gjë që i shpëtoi pa thënë në news 24 ishte se kush ka qenë në të vërtetë para lidhjes.
(TemA)