Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që prej datës 29 dhjetor ka udhëtuar drejt Hollandës, ku ka kaluar edhe pushimet e Vitit të Ri.
Ndërkohë që ashtu sikurse ne e kemi raportuar, pritej që Basha të rikthehej në atdhe ditën e djeshme, pasi ashtu e kishte prerë bileten, në fakt udhëtimi është shtyrë.
Burime për CNA.al bëjnë të ditur se Basha e ka shtyrë biletën e kthimit.
Ashtu siç ndodhi edhe vitin e shkuar, kur humbi avionin, Basha pritet të vijë dhe ndoshta të jetë prezent në publik ditën e hënë për festën e RD-së./CNA