Ndërkohë që Britania e Madhe po përballet me acarin dhe stuhitë e akullta, shumë të rinj anembanë Mbretërisë së Bashkuar i sfiduan temperaturat e ulëta për një natë argëtimi të shfrenuar. Festuesit në qytete si Leeds, Birmingham dhe Newcastle u shfaqën me mini-funde, dekolte dhe taka të larta, pavarësisht se rrezikonin të pësonin ndonjë lëndim nga ngricat e kudondodhura, apo të merrnin ndonjë të ftohur të rëndë. Disa vajza në Birmingham u dukën mjaft krijuese, pasi kishin përdorur disa qese plastike për të mos ecur mbi taka, pas festës, ndërkohë që disa të tjera ecnin zbathur mbi akull./(s.k/Shqiptarja.com)