Alan J. Steinberg, një këshilltar i ish-presidentit amerikan George W. Bush, parashikon që presidenti i tanishëm Donald Trump do të japë dorëheqjen në 2019 në këmbim të imunitetit për veten e tij dhe familjen e tij, shkruan Newsweek.
Steinberg pretendon se ka shumë sfida ligjore metë cilat përballet Trump, veçanërisht ato që lidhen me hetimin e Prokurorit Special Robert Mueller, për një ë ndërhyrje të dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale 2016.
Kjo mund të çojë në braktisjen e detyrave të tij, veçanërisht pasi që hetimet e kryera nga autoritetet kufizohet në familjen e tij – pretendon ish-këshilltari presidencial
“Me gjithë ato makthe ligjore me të cilat përballet Trump dhe presidenca e tij, duket pothuajse e pamundur që ai të rizgjidhet në vitin 2020. Ekonomia duket se ka filluar në një recesion të ashpër, siç dëshmohet nga rënia e fundit në tregun e aksioneve”, shprehet Steinberg. Interesant është fakti se ky i fundit nuk është i vetmi politikan amerikan që beson se Trump do të jetë jashtë funksionit para përfundimit të mandatit të tij të parë.
Ish-Përfaqësuesi republikan John Keboutillier shkroi në një artikull të tij për The Hill se është gjithnjë e më e qartë se Trump nuk do të qëndrojë në pozitën presidenciale në 2019.
“Trump ka sjellje të ndryshueshne, temperament zemërak, izolim të vetë-imponuar, paaftësi dhe refuzim për të dëgjuar këshilltarë me përvojë të caktuar – të gjitha këto janë faktorë që çojnë atë në buzë të humnerës”, tha ai.