Plakja e popullsisë ka nxitur autoritetet në Japoni të të ofrojnë deri në 5800 dollarë për çiftet që sjellin në jetë fëmijë. Për të stimuluar çiftet e reja që të krijojnë familje, autoritetet ofrojnë shumën e lartpërmendur. Kjo shumë rritet nëse çiftet sjellin në jetë fëmijën e dytë apo të tretë.
Japonia po përballet me një problem madhor, atë të plakjes së popullsisë dhe me një shkallë lindshmërie jo të rregullt.
Kjo për shkak se çiftet emigrojnë vazhdimisht. Kujdesi gjithashtu për fëmijët në qytetet japoneze është i kushtueshëm.
Kryeministri i vendit, Shinzo Abe ka thënë se qeveria po kërkon që të ndryshojë ligjin që lejon punëtorët e huaj të qëndrojnë në vend për periudha më afatgjata.
Autoritetet lokale të Nagi thonë se po përpiqen që të inkurajojnë sa më shumë familje që të zhvendosen në këtë qytet.