osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zoti Presidenti, ndaloni fyerjet dhe “turizmin” me paratë e barkboshëve… se do pendoheni!

Zoti Presidenti, ndaloni fyerjet dhe “turizmin” me paratë e barkboshëve… se do pendoheni!

Nga Anri Bala

Nuk mendoj se dikush që ka sy e vesh, për të parë e dëgjuar normalisht, nuk e ka kuptuar se çfarë kërkonte tu thoshte shqiptarëve nëna e zonjës së parë të vendit, pra “mamaja” e parë, tek deklaronte plot ngazëllim, që nuk i’a fshehnin as sytë se: “Zoti është treguar bujar me atë dhe familjen e saj”, duke i’u dhuruar një jetë të rehatshme dhe përrallore! As mos guxoni të merrni inat perëndinë! Zot na fal, por nuk ishte ky qëllimi!

Por, siç edhe nuk mund të mos ua tregoj, unë sapo e dëgjova këtë fjali, gati sa s’më dolën kokërdhokët e syve vendit nga habija, e mu duk sikur përpara mu fanit Shehrazadja, sulltanesha që tregonte përgjysëm përrallat e “Një mijë e një netëve”, në mënyrë që “sulltani” t’i falte jetën… të paktën deri të nesërmen.

E shfletova sa nuk e grisa librin, i dëshpëruar për të gjetur zanafillën e jetës “përrallë” apo përrallore të çiftit Kryemadhi-Meta, po ç’të gjeje, mbi fletë të verdha e të zbehta, shumë pak shkruhej për jetën “përrallore” të çiftit, për të mos thënë aspak! Madje sipas librit, kur u martuan, flitej se nuk kishin as brekë për të “ndërruar” dhe kur u “shtanguan” në politikë, nisën të jetonin në bllok… më falni në bollëk, që edhe Simbadi, por edhe princi do i kishin zili.

E vërbuar nga bollëku e zeza grua, e ve me burrë, pa burrë, nëna e zonjës së parë në shtetin që drejton burri i zonjës së dytë, këto qenie të trembin me guximin e tyre deri në kufijtë e budallallikut ekstrem, me talljen që na bëjnë, duke menduar se flasin me veten e tyre, që nuk i tremb asgjë, e jo me ne.

Të mos të ketë thënë njeri kurrë “puna e mbarë”, sepse nuk ke punuar askund, por vetëm ke kuisur gjithëkund e të bësh humor me Zotin, duke e quajtur bujar, a thua se është kryetari i shoqatës… “Ndihmoni hajdutët”, nuk është vetëm sakrilegj, por një çoroditje e dukshme mendore , që nuk e kupton se  Zotin me djallin nuk janë miq. Por, verbëria është verbëri dhe aq më keq, kur sytë i ke hapur… quhet kllapi!

Ndaj lëre Zotin në punë të tij dhe mjaft i tmerruat kishat dhe xhamitë e diasporës duke u falur… për tu falur mëkatet. Nëse ato fyhen një herë, ne jemi të fyer rëndë deri në palcë dhjetëra herë, kur ju shikojmë e fatdreqësisht që jeni aty në emrin tonë… me xhepin tonë.

Zonja e dytë, mamaja e zonjës së parë, që bënë muajin e mjaltit sa herë që kalendari ka një datë të kuqe… trego pak mëshirë për viktimat që i keni rrjepur dhe i rripni, që kur dilni në foto të gëzuar dhe të lumtur, duke uruar varfërin e tyre, që do Zoti të kenë një tas sup përpara, mos e përmend “varfërin” tënde si pjesë e atyre.

Natyrisht, kur uroni ju, ata mallkojnë Zotin, që nuk është me përkushtimin e tyre, por me përdhosësit e tij… djajtë! Nuk ka Zot, që të pranoj, se bujaria e tij është për njërëz si ju, që nga hiçi, ju sot hiçi i hiçit, notoni në bollëk dhe pasuri, sepse dhurata e tij do të quhej blasfemi.

Kur guxoni e talleni me Atë, e keni shumë më të lehtë të talleni me ne! Por tallja më e rëndë është, kur nga maja e malit të Rugovës, Shebenikut apo Bozdovicës, i përqeshni shqiptarët, duke i uruar për kënaqësitë që u japin, duke ju paguar pushimet dhe relaksin për familjen tuaj.

Guximi juaj nuk ka lidhje me guximin, por me idiotsinë dhe kjo të çliron nga faji, sepse je presidenti i çartur i radhës,  derisa mburresh, se sa të lumtur të bënë pagatori i pakujdesshëm… populli.

Ju na fyeni pa doreza, sepse e meritojmë kur heshtim, kur ju deklaroni se si jeni pasuruar pa punuar, si keni punuar pa qenë të diplomuar apo specializuar në asnjë fushë dhe si pjellat tuaja në emër të hajdutërisë shkollohen, punësohen, specializohen për të ruajtur plaçkën e vjedhur.

Këto që ju shkrova unë, mi kujtuan fotografitë tuaja të turizmit të pandalshëm familjar dhe të ushtarëve, udhërrëfyesve, zagarëve dhe langonjëve të gjuetisë me dy këmbë dhe çdo lloj modeli të racës së shpifur njerëzore, që qëndrojnë si “satelitrrjepsa” të kamjes së pandershme tuajën, që paguhen sa frengu pulën, vetëm për t’iu pëshpëritur në vesh… se sa të ditur jeni, sa të bukur dukeni dhe sa të rrallë jeni!

O kokboshër, mjaft na fyet duke na uruar ne barkboshëve! Kjo i’ua shton mëkatet por edhe dënimin e merituar nëse ka Zot, por jo ai i gruas Kryemadhe, por ai i besimtarve me fe e pafe, që t’u vërë në radhë… për shpagim bashkë me shpurën tuaj.

Atëhere unë e Anderseni do qeshim, e gajasemi tuj qesh, kur ta shikojmë mbretin pa mbretëri ashtu siç është…  zhveshur dhe “rrobashqepësat” e tij tek i sillen vërdallë në panik “lakuriqit”, për të shpaguar atë që ka marrë me pa të drejtë, nga dita kur nisi përralla e tij… para popullit!/Ekskluzive.al