osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dëshmia rrënqethëse e nënës çame: I ruaj ende flokët e djalit që ma vr.anë grekët para syve

Dëshmia rrënqethëse e nënës çame: I ruaj ende flokët e djalit që ma vr.anë grekët para syve

E quajtur Merushe nga Dovani u burgos me 3 fëmijë dhe doli vetëm nga burgu, atje i la të vdekur të tre.”

“Masakra në Çamëri”, është një libër i autorit, Kastriot Dervishi, i cili sjell dëshmi të të mbijetuarve dhe dokumente arkivore mbi masakrën ndaj popullsisë së Çamërisë në vitet 1944-1945. Duke shfrytëzuar arkivat e Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Arkivit Qendror të Shtetit, autori Kastriot Dervishi ka sjellë për lexuesit një përmbledhje prej 235 faqesh, të atyre materialeve, të cilat e pasqyrojnë një pjesë të rëndësishme të tragjedisë së Çamërisë. Janë dokumente zyrtare e dëshmi të kohës që vërtetojnë genocidin grek ndaj popullsisë së Çamërisë. Nga ky botim kemi shkëputur disa dëshmi të të mbijetuarve të tragjedisë së Çamërisë. Janë dëshmi të arkivuara në vitin 1947, pasi të mbijetuarit kishin mbërritur në Shqipëri.

Fatime Pronjo – Delvinë më 26 shkurt 1947

Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të martën dhe të mërkurën. Ushtari zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma therri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën, por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma djalit lirash dhe një palë vathë floriri, si edhe sende të tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin tim Abedinin, vjeç 19 dhe ma vranë brenda në shtëpi.

Një tufë flokësh bashkë me lëkurën e kokës së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta mbroja më rrahën barbarisht dhe mua. Kërkoj që komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve të tmerrshme.

Melika Met Sali

Unë, Melika Met Sali nga Filati i Çamërisë njoftoj se në shtator të 1944, kur hynë ushtarët e Zervës në Filat, na mblodhën të gjithë neve shqiptarët duke na ndarë gra e çiliminj veç, ku përbëheshin prej 500 vetash dhe burrat veç. Na burgosën në ikotrofio të Filatit, ku nga uria vdiqën mëse 70 gra e çiliminj, sepse racioni bukës që na jepesh ishte vetëm 50 gram në ditë.

Këtu pashë me sytë e mi të torturoheshin pa mëshirë shumë gra nga zervistat dhe midis të tjerave gruan e Sherif Sulejmanit, 50 vjeçare, e cila vdiq nga druri, si dhe nanën e Hate Hallunit nga Filati. Mua më rrahën personalisht me kamxhik. E shoqja e Xhelo Rexhos nga Dovani u burgos me 7 fëmijë nën 12 vjeç dhe këtu i vdiqën 6 fëmijë. Një e quajtur Merushe nga Dovani u burgos me 3 çiliminj dhe doli vetëm. 50 ditë na mbajtën në ikotrofio dhe pastaj na përcollën për në Koskë, pasi na morën të gjitha plaçkat që kishim me vete. Në Koskë, ushtarë të Zervës çnderuan 10 gra, nuse dhe vajza nga konaku, ku isha vetë. Nga këto e shoqja e Xhelo Galbaqit, së bashku me mbesën dhe të reja të tjera nga Varfanji e Lopësi. Kërkoj që komisioni të shkojë në krahinat e Çamërisë dhe të hetojë rreth sa thash më sipër.