osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

TEC-i i Vlorës/ PD: Janë përjashtuar kompanitë e huaja, MIE: Kufomë energjetike e qeverisjes ‘Berisha’

TEC-i i Vlorës/ PD: Janë përjashtuar kompanitë e huaja, MIE: Kufomë energjetike e qeverisjes ‘Berisha’

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, që i referohen çështjes së hapjes së procedurës për dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës. (Lexo këtu)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka cilësuar mosfunksionimin e TEC-it të Vlorës si produkt të ndërtuar me pompozitet në kohën e qeverisjes “Berisha”. Më tej, ky institucion është shprehur se pavarësisht kësaj, shteti shqiptar harxhon miliona euro cdo vit për ta mbajtur “kufomën energjetike” në gjendje të konservuar dhe parandaluar degradimin e saj.

Në funksion të argumenteve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka theksuar se edhe nëse TEC-i i Vlorës do të ishte në punë, është ndërtuar me naftë dhe është pikërisht ky fakt që e bën koston e energjisë tejet të lartë dhe jashtë çdo logjike ekonomike.

“Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se Komisioni i Dhënies me Koncesion të Termocentralit të Vlorës është ngritur dhe ka ushtruar funksionet e tij prej më shumë se një viti. Në bashkëpunim me konsulentët e Roland Berger është përgatitur Studimi i Fizibilitetit me të gjitha opsionet që shtrohen në diskutim për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të trashëguar të Termocentralit të Vlorës”, ka sqaruar ministria.

Ministria ka thënë më tej se vendimmarrja për ta kthyer nga një TEC me naftë në një TEC me gaz është faktuar nga studimet si e vetmja alternativë. “Në të kundërt, qeveria do të detyrohet që të shkojë drejt opsionit të asgjësimit të kësaj vepre për të shmangur thellimin e kostove në kurriz të taksapaguesve por duke çuar dëm gjithsesi të gjithë investimin fillestar për ndërtimin e TEC-it”, ka theksuar ministria.

Në njoftimin për mediat thuhet gjithashtu se MIE ka hapur garën ndërkombëtare ku fton kompanitë e interesuara me eksperiencë dhe kapacitete në operim termocentralesh dhe se një nga kushtet për të marrë pjesë në këtë garë është që ofertuesit të kenë ndërtuar/operuar termocentrale të të njëjtave kapacitete ose më të mëdha.

Ministria deklaron se kompania e cila do të dëshirojë të rivërë në punë TEC-in duke e marrë me koncesion për një periudhë 20 vjeçare, duhet që me paratë e saj të investojë për riparimin e defekteve, transformimin teknologjik të TEC-it nga naftë në gaz dhe ndërtimin e tubacionit që e lidh TEC-in e Vlorës me pikën e daljes së gazsjellësit TAP në Fier. E pikërisht për këtë arsye, ajo cilëson se shteti ka zgjedhur si opsion mosgarantimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga ky TEC për të mos ngarkuar Buxhetin e Shtetit me kosto.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije në fund të njoftimit se njoftimi i garës ndërkombëtare është bërë përmes shpalljes publike në Agjencinë e Prokurimit Publik ashtu sikurse publikimit në median e huaj “The Economist”.

“Shpallja parashikon dy muaj kohë në dispozicion për çdo kompani të interesuar që të përgatisë ofertën dhe ta dorëzojë brenda datës 28 Shkurt. Sitevisit në datë 15 janar parashikon njohjen e kompanive të interesuara me objektin e koncesionit për t’u dhënë mundësi atyre të aksesojnë të dhënat më të detajuara”, ka nënvizuar ky institucion.