osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A ka pasur ndonjë shok shqiptarë Kim Jong-u gjatë 11 viteve jetesë në Zvicër ?! (Foto)

A ka pasur ndonjë shok shqiptarë Kim Jong-u gjatë 11 viteve jetesë në Zvicër ?! (Foto)

Diktatori Kim Jong Un (33) ka jetuar sëpaku 11 vjet në Liebefeld-Köniz dhe në Muri të Zvicrës – shumë më tepër se çfarë ishte menduar më parë. Ai vizitonte shkollat publike, luante basketboll, fliste mirë dialektin gjerman të Bernit dhe këndonte hitin e Polo Hofers «Alperose», shkruan bulevardeska zvicerane “Blick”.

Kim Jong Un vizitonte shkollat publike, luante basketboll dhe fliste mirë dialektin gjerman të Bernit.
Kim Jong Un është diktatori i gjeneratës së tretë të familjes së tij: Kim Il Sung (1912–1994) dhe babait Kim Jong Il (1941–2011). Në qarkun e Bernit ai kishte jetuar nga 1991 deri në 2002. Motra e tij më re, Yo Jong (29), ka jetuar deri në 2007 në Bernë.

29 vjeçarja kishte ndryshuar emrin në Kim Yong Sun, për të mos rënë në sy dhe ndjekte shkollën “International School”, ku ndiqej vazhdimisht nga dy vëllezërit. Sot motra e tij Yo Jong ka pozicione të rëndësishme qeveritare në Korenë e Veriut dhe është përgjegjëse për daljet e tij publike.

Vëllai Jong Chol jetonte si perëndimorët dhe ishte fans i madh i muzikantit Eric Clapton (72), duke ndjekur thuajse çdo koncert të tij. Për shkak se Jong Chol dhe Jong Un shiheshin shumë rrallë në publik, shpesh ngatërroheshin në sytë e banorëve vendas. Për këtë është e vështirë të gjenden kujtimet te fqinjët ose kolegët e tyre në Bernë dhe rrethinë.

“Kisha respekt për Jong Un dhe mezi mund ta besoj që nga një i ri i ndritur të dalë një monstër,” thekson Patricia M. (32), që e shikonte “çdo të premte” të riun Kim në klubin Tonis.

Një pjesë e mediave theksojnë se sëbashku me vëllain, Kim Jon Un ka ndjekur për një kohë shkollën në Gjenevë, siç ka thënë ish roja e babait të tij të vdekur për median tjetër zvicerane «Tages-Anzeiger». Nga largimi i tij drejt Koresë Veriore, ai asnjëherë nuk ka kryer vizitë zyrtare jashtë shtetit.

A ka takuar ndonjë shqiptar Kim Jong Un?

Zyrtarisht Kim Jon Un ka uruar Shqipërinë për festën e pavarësisë, 28 nëntorin, ndërsa nuk dihet nëse gjatë qëndrimit të tij në Zvicër të jetë takuar me ndonjë shqiptar. Veçanërisht gjatë vizitave të tij në shkollë. Por duhet theksuar se në kantonin e Bernës në Zvicër, sëpaku tre përqind e popullatës kanë prejardhje nga trojet shqiptare./Bota sot

Në adresën Kirchstrasse 10 banonte Kim Jon Un.

Shkollën Steinholzli ai e ndjeku deri vjeshtën e 2000. Këtu luante shpesh basketboll.