Shkencëtarët e Universitetit të Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se një humbje më pak se një gram yndyrë në pankreas mund të nxisë prodhimin e insulinës, e cila e shtypë diabetin e tipit 2, raporton Daily Mail.
Shkencëtarët thonë se konsumimi i 600 kalorive në ditë për tetë javë, mund të shpëtojë jetën e miliona njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje.
Hulumtuesit vënë në dukje se kaloritë e tepërta çojnë në formimin e mëlçisë yndyrore, një gjendje për shkak të të cilit ky organ prodhon një sasi të madhe të glukozës në trup.
Yndyra e tepërt kalon në pankreas, gjë që ndërhyn me veprimtarinë e qelizave që prodhojnë insulinë, gjë që rezulton me diabet.
Vetëm një gram yndyrë më pak në pankreas mund të çojë në prodhimin e riinsulinës, sipas profesor Roy Taylor, një shkencëtar hulumtues kryesor.
Kjo dietë jo vetëm që ka një efekt të dobishëm në gjendjen shëndetësore të diabetikëve, por gjithashtu shkakton shkrirjen e yndyrës së tepërt në trup – mesatarisht rreth 15 kilogramë