Një aktore rrezikoi jetën e saj për rininë e përjetshme duke i injektuar vetes një bakter 3.5 milionë të zbuluar në Siberi. 45-vjeçarja nga Munich i Gjermanisë ka injektuar bakterin Bacillus F në gjakun e saj gjatë tre muajve të fundit dhe thotë se ai e ka bërë që të ndihet më e fortë dhe e re.
Bakteri i lashtë u zbulua në beri-lindje të Rusisë nga një shkencëtar në vitin 2009. Skuadra që bëri zbërthimin e ADN-së në vitin 2015 tha se ndryshe nga shumica e qelizave në natyrë Bacillus F nuk shfaq shenja plakjeje dhe besohet se ai mund të jetë çelësi i shëndetit dhe jetëgjatësisë tek njeriu.
Mostrat që përbëjnë ekstrakte të bakterit i janë injektuar aktores nga doktor Anatoli Brouchkov, koka e Departamentit të Universitetit të Gjeokriologjisë në Moskë.
Injektimet që po i bëhen 45-vjeçares janë drejt fundit, e cila deri më tani ka shpenzuar rreth 37 mijë paundë për operacionet plastike gjatë këtyre 20 viteve të fundit.