Statistika thotë se rreth 20% e popullsisë kanë gropëza në faqe. Një pjesë e tyre e konsiderojnë këtë diçka shumë të bukur, por pak prej tyre e dinë kuptimin e vërtetë të tyre.
Gropëzat janë deformime të muskujve të fytyrës
Mund të duket e pabesueshme, por këto gropëza janë në fakt një deformim i muskujve të fytyrës. Shumë njerëz i nështrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për t’i pasur ato.
Janë të lidhura me rininë e përhershme
Shkencëtarët besojnë se këto gropëza të vogla i bëjnë njerëzit të duken më të rinj nga ç’janë. Kjo ndodh sepse këto gropëza janë më të lidhura me foshnjat ose fëmijët, e pikërisht kjo na bën t’i shohim ato si më të rinj në moshë.
Qesh, ti je i/e bukur
Ju ndoshta keni vënë re se më shumë se 60% e yjeve të Hollivudit kanë gropëza në fytyrën e tyre dhe ata duken mahnitës. Megjithatë, nëse nuk i keni ato, mos u shqetësoni, thjesht buzëqeshni.
Është e gjitha në gen
Për fat të keq, gropëzat janë një tipar gjenetik. Vetëm ata njerëz që kanë nënën/babain apo gjyshin/gjyshen me gropëza në faqe mund t’i kenë.