“Nuk doja ta vri.sja!” Këto janë fjalët e babait shqiptar i cili pasi v.rau vajzën e tij 28 vjeçe e va.rrosi në oborrin e shtëpisë më 1 janar 2019 në fshatin Alepu të ishullit të Korfuzit.
Në dëshminë telefonike dhënë televizionit grek Tv Open, 52 vjeçari, nga paraburgimi ka shfaqur pendesë dhe madje ka qarë ndërsa ka treguar momentet e fundit me të bijën.
“Vajza kishte një vit që kishte ikur nga shtëpia dhe nuk e dija se ku ndodhej. Nuk është e vërtetë që e kam goditur më parë. Asnjëherë nuk kam ngritur dorë ndaj saj. Kërkoj falje nuk doja ta vri.sja,” -është shprehur ai.
Aleko Petru ka treguar dhe momentet e fundit me të bijën. “Hëngrëm së bashku dhe folëm për të afërmit pasi kishte një vit që nuk komunikonte me asnjë prej tyre. Nuk e di përse nuk fliste. Isha i shqetësuar për të, më mirë të kisha vde.kur sesa … Nuk e di si ndodhi në të vërtetë.
Diku pas orës 20:00 dikush e mori në telefon dhe më tha se duhej të ikte. Aty filloi të bërtiste dhe ishte shumë gjaknxehtë. Do të bëj ç’të dua më tha! U përpoqa ta qetësoj.”
I pyetur përse nuk pranoi që në fillim krimin ai është shprehur se nuk ishte mirë dhe nuk ishte koshient se çfarë kishte bërë.
Sipas mjekëve ligjore 29 vjeçarja ka luftuar për jetën e saj. Protothema.gr shkruan se askush nuk ka komunikuar për të tërhequr trupin e pajetë, ndërsa në atë fshat nuk kanë asnjë të afërm tjetër.
Anxhelina punonte në një kafeteri në ishull ku punonte dhe partneri i saj, afgan 30 vjeçar. Të mërkurën e 2 janarit vajza nuk ishte paraqitur në punë dhe nga ai moment kanë nisur shqetësimet.
Ai ka mohuar se kishte kryer krimin pasi nuk pranonte lidhjen që vajza kishte krijuar.
Mësohet se babai ka goditur vajzën me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka va.rrosur në oborrin e shtëpisë.