osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shantazhe, skandale dhe bojkot, njihuni me strategjinë e opozitës për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve

Shantazhe, skandale dhe bojkot, njihuni me strategjinë e opozitës për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve

Me fillimin e një viti elektoral si viti 2019, opozita ka ndezur motorët për të vënë në zbatim hap pas hapi strategjinë që do të çojë në akuzën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe bojkotin e përsëritur parlamentar në gjysmën e dytë të këtij viti.

Strategjia e Bashës dhe Kryemadhit nuk do të ketë ndryshim nga ajo e mëparshmja e bazuar tek bllokimi dhe ngërçi politik, por do të vihet re një përshkallëzim i tensionit dhe nxitjes së protestave, të paktën në tre muajt e parë të vitit, në çdo formë që do të jetë e mundur.

Nga janari në qershor, këto janë kauzat politike ku do të kapet opozita, për të përligjur skenarin e ri që po përgatisin për vendin.

Janar

Në janar, qëllimi i anonçuar i Bashës është që të mbajë gjallë protestat e studentëve, ndonëse të gjithë kërkesat e tyre janë realizuar në fund të dhjetorit.

Strategjia e mbajtjes gjallë të këtyre protestave është vërejtur që në ditët e para të janarit, me mobilizimin e FRPD dhe LRI, anëtarët e të cilëve po përhapin në rrjetet sociale lajmet se janë mashtruar dhe se duhet të rimblidhen përsëri në datën 7 janar.

Mbetet për të parë nëse kjo do të ndodhë, por në çdo rast, nëse do të ketë një protestë të re, kjo do të jetë eksluzivisht e militantëve. Qëllimi i PD-LSI është të krijojë një situatë ngërçi, duke shfrytëzuar qoftë edhe vetëm disa dhjetëra njerëz për të bllokuar akse rrugore, e për të mbajtur të pompuar një situatë që në gjykimin e opozitës dëmton kapitalin politik të qeverisë.

Gjithashtu në janar, pritet vendimi përfundimtar për çështjen Tahiri. Pasi pala italiane nuk ka mundur të gjejë asnjë provë konkrete për përfshirjen e ish-ministrit në trafik droge, pritet që në janar të merret vendimi përfundimtar për mbylljen e hetimit ndaj tij.

Pavarësisht përmbajtjes së dosjes apo asaj që do të vendosë Prokuroria, opozita është e gatshme që të politizojë këtë çështje, e cila shihet prej Bashës si një “win-win situation”.

Nëse do të kishte prova për përfshirjen e tij në trafik, për PD-LSI do të ishte një situatë ideale, por edhe në mungesë të këtij vendimi, retorika e gjykatave të korruptuara apo shtetit të kapur nga krimi do të rikthehet në televizorë dhe rrjete sociale fuqishëm gjatë janarit.

Kuptohet, pa shpjeguar se në çdo rast, Prokuroria Shqiptare ka qëndruar në pritje të provave italiane dhe nëse dosja mbyllet, janë këta të fundit ata që nuk kanë siguruar dot prova.

Përtej militantëve të veshur si studentë dhe rastit Tahiri, në janar opozita do të përpiqet të mbajë gjallë edhe protestën e “Astirit”, edhe kjo pjesë e strategjisë së tyre për të krijuar një situatë pakënaqësie dhe klimë tensioni në vend.

Shkurt

Në muajin shkurt, shumë do të varet nga mënyra se si janë pritur në publik tentativat për të organizuar protesta të reja. Shpresa e PD-LSI është që të politizojë protestat e studentëve dhe t’i mbajë gjallë ato deri për zgjedhje, por kjo ka pak gjasa që të ndodhë pas permbushjes se kerkesave dhe politizimit te kesaj levizje.

Ndërkohë, edhe situata tek “Astiri” do të jetë e vështirë që të mbetet e njëjtë, pasi edhe problemi i familjeve atje po hyn në rrugën e zgjidhjes dhe pritet që punimet e bllokuara momentalisht të rifillojnë së shpejti.

Për këtë arsye, në shkurt, përveç retorikës së zakonshme anti-qeveritare, opozita do të nisë të përqendrohet edhe tek emrat konkretë të kryetarëve aktualë të bashkive të drejtuara prej socialistëve.

Qëllimisht, do të rinisin akuzat ndaj Dakos, me shpresën e diskretitimit të kryebashkiakut të Durrësit, e do të rikthehen akuza ndaj Veliajt, me çështjen e pompuar së fundmi për pallatet e Mond Begos, për Teatrin e ri, “Astirin”, etj. Nga ky sulm pritet të përfshihen qëllimisht edhe disa kryebashkiakë të tjerë të qyteteve të rëndësishme.

Mars

Në muajin mars, strategjia e opozitës do të përqendrohet tek krimi dhe droga. Arsyeja është e thjeshtë. Në muajin prill, Komisioni Europian pritet të rivlerësojë kandidaturën e Shqipërisë e sipas asaj qe u tha në 2018-n, pritet që të rekomandohet automatikisht nisja e negociatave të anëtarësimit.

Hapja e negociatave për PD dhe LSI do të ishte një goditje në sytë e tyre, pasi do të tregojë se pavarësisht baltës që ata tentojnë të hedhin, Bashkimi Europian vlerëson përparime të qarta tek vendi ynë, aq sa rekomandon hapjen e bisedimeve.

Rikthimi i retorikës së kriminalitetit, e qarkulluar falë lobuesve të opozitës edhe në mediat ndërkombëtare, synon pikërisht të parandalojë hapjen e mundshme të negociatave, duke tentuar që të luajë me qarqet ekstremiste të BE-së, që janë aktualisht kundër zgjerimit të mundshëm të Unionit.

Muaji mars është zgjedhur si muaji më i përshtatshëm për rikthimin e kësaj retorike edhe sepse përkon me zgjedhjet europiane, ku partitë e ekstremit të djathtë shpresojnë të konsolidojnë një front anti-europian në Parlamentin Europian.

Gjithashtu, në muajin mars pritet që Partia Socialiste të publikojë emrat për kryetarët e bashkive, ndaj të cilëve PD dhe LSI do të nisin një sulm të ri, për t’i baltosur ata që në start.

Prill

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, do të fillojmë të dëgjojmë përsëri çështjen e reformës zgjedhore dhe frikës së opozitës për vjedhjen e mundshme të zgjedhjeve.

Një strategji e tillë synon t’i japë një pretekst PD dhe LSI për të bojkotuar në vijim Parlamentin, e për të justifikuar humbjen e mundshme në shumicën e qyteteve më të mëdha, pasi pavarësisht fakteve, Basha dhe Kryemadhi do të shesin tek ndjekësit e tyre argumentin e vjedhjes së zgjedhjeve.

Pavarësisht se është muaji prill, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve, PD dhe LSI do të presin deri në minutën e fundit deri në publikimin e kandidatëve të tyre të përbashkët.

Kjo për tre arsye. E para, sepse balancat brenda partisë e bëjnë të vështirë që të ketë një dakordësi të plotë deri në momentin e fundit, e dyta për të mbajtur nën tension të gjithë kandidatët potencialë që duhet të qëndrojnë në rresht për një për të marrë emërimin nga liderat dhe e treta, sepse deri në prag të zgjedhjeve, PD-LSI, si pjesë e strategjisë së tyre të ngërçit do të flirtojnë me shantazhin e mospjesmarrjes në zgjedhje.

Në varësi të rekomandimit të Bashkimit Europian, opozita do të gjejë kauza të reja sepse edhe nëse rekomandimi do të jetë pozitiv, mënyra se si shkruhen progresraportet është gjithmonë e tillë që nënvizon fushat ku duhet të ketë progres të mëtejshëm.

Mediat e opozitës e kanë të thjeshtë që të shndërrojnë këshillat e mundshme, në “akuza” për qeverinë Rama, duke i pompuar këto si arsye që legjitimojnë sulmet e tyre politike.

Pa dyshim, në prill motori i “fake news” do të jetë më i ndezur se kurrë më parë, duke goditur me skandale të reja kryebashkiakët e vendit, me shpresën e konsolidimit dhe nxitjes së të pakënaqurve për të votuar kundër kryebashkiakëve që kërkojnë një mandat të ri në krye të njësive të tyre administrative.

Maj

Në muajin maj, PD dhe LSI nuk kanë më kohë për të mbajtur në ankth simpatizantët e tyre me idenë që mund të mos konkurrojnë në zgjedhje, ndaj do të shpallen kandidaturat e tyre për bashki (kjo mund të ndodhë edhe në fund të prillit) e do të nisin zyrtarisht fushatën.

Përpos sulmeve politike të shtuara në dozë, do të nisë një fushatë e sforcur për të nxjerrë në pah idetë e reja që sipas tyre, kandidatët e bashkuar të opozitës do të sjellin.

Pavarësisht kësaj, përpos premtimeve të pabazuara në një analizë buxhetore, do të mungojë sërish një program i qartë politik e aq më tepër, një program i personalizuar sipas nevojave të të gjithë bashkive.

Kandidatët e PD-LSI do të premtojnë ulje të pabesueshme taksash, më shumë investime lokale në arsim, shëndetësi dhe ndihma ekonomike (edhe pse kjo pas ndryshimeve të 2018-s pothuajse nuk varet më fare nga bashkitë), si dhe zhbërjen e shumë punëve që janë bërë nga kryebashkiakët e majtë, si taksa e parkimit në Tiranë, taksa për arsimin, etj.

Ndërkohë, vendi do të futet në një ngërç përsa i përket debatit të reformës zgjedhore, me opozitën që në komisione parlamentare, por edhe në çdo dalje publike do të artikulojë se me ligjet në fuqi, nuk garantohet integriteti i zgjedhjeve.

Qershor

Do të jetë muaji më i nxehtë politik, sepse është edhe muaji i fundit i fushatës. Sulmet personale ndaj kandidatëve të majtë do të shtohen, ndërsa në takimet me popullin, për hir të fushatës, linja e sulmit do të ketë një trajtë kombëtare, të papersonalizuar sipas bashkive, me korrupsionin, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve sërisht argumentet kryesore të çdo mitingu.

Arsyeja përse do të mungojnë në një masë të madhe një retorikë e personalizuar sipas nevojave të çdo bashkie lidhet me faktin që PD-LSI shohin zgjedhjet lokale si një ushtrim të përgjithshëm për zgjedhjet e përgjithshme të dy viteve më pas.

Pas mbajtjes së votimeve në datën 30 qershor, ku sipas të gjitha gjasave, opozita do të humbasë sërish të gjithë qytetet kryesore, në korrik do të futemi në një ngërç të ri politik, pasi do të vihet në zbatim strategjia e përgatitur e justifikimit të humbjes me vjedhjen e zgjedhjeve.

E sipas opozitës, situata e krijuar do të justifikojë kërkesën për zgjedhje të parakohshme dhe bojkotin e ri të Parlamentit, nga korriku e në vijim./Lexo.al