Personifikimi i vjedhjes, korrupsionit, krimit dhe trafikut të drogës nga politika në Shqipëri, Ilir Meta, ja dosjet e rënda të tij që nga abuzimi me vizat, vagonët, e deri tek vjedhja e floririt në Krrabë, abuzimi me tenderat e rrugëve, ujësjellësve, parave të shërbimit diplomatik, miliona dollarëve dhe eurove të Alpetrol, Tiranë-Elbasan, trafiku i drogës dhe lidhjet e krimit përmes sekretarit të tij Almit Rrapo dhe supetrafikantit Klemend Balili. Ju tregojmë 43 dosjet e Baba Likes që pritet t’i rezervojnë një qëndrim të gjatë në qelitë e burgut, menjëherë pas startimit SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe me mbështetjen e SHBA, që përmes FBI ka kopsitur shumicën e dosjeve në ngarkim të tij
Ilir Meta është politikani shqiptar më i zhytur në krime dhe korrupsion, thjeshtë dhe vetëm për të përfituar dhe pasuruar në kurriz të shqiptarëve.
E ka nisur “profesionin” e vjedhjes që “këlysh” i vogël politik, teksa me statusin e kryetarit të FRESSH ai frynte delegacionet që shkonin jashtë vendit me emigrantë, dhe përfitonte nga vizat. Por dhe akuza të tjera këto të bëra nga kreu i PS Fatos Nano për abuzim me fondet e dhëna nga partitë aleate të Internacionales Socialiste për PS në opozitë dhe kryetarin në burg, të vjedhura nga Ilir Meta dhe Anastas Angjeli.
Pas kësaj nuk lë gjë pa vjedhur, që nga tenderat për rrugë, ujësjellësa e deri tek grabitja e floririt të Krrabës. Pjesën më të madhe të denoncimeve e ka bërë “malësori Tropojan” Sali Berisha, që me shkrim dhe me gojë ia ka renditur të gjitha vjedhjet dhe abuzimet “malësorit skraparli” Ilir Meta, që tashmë e ka aleat.
Ilir Meta si zv.kryeministër, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe tashmë President nuk ka lënë gjë pa vjedhur që nga vagonët e dhënë falas nga Austria dhe që u paguan nga arka e shtetit për të kaluar paratë direkt në xhepat e tij, e deri tek vjedhjet e mëdha, trafiku i drogës, akuzat për vrasje e zhdukje zyrtarësh dhe pastrim parash në përmasa të pallogaritshme brenda dhe jashtë vendit.
Janë 43 dosje të rënda në ngarkim të Ilir Metës, mes të cilave ajo e Almir Rrapit që është e kopsitur nga FBI, e Klemend Balilit po nga FBI, e parave në Londër dhe parajsat fiskale po nga FBI dhe ekspertët britanikë, të cilat pritet ta vënë para drejtësisë menjëherë pas konstituimit të SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ndërkohë që dosje të tjera përvëluese, duke filluar me aferën e CEZ-DIA, vdekjen e papritur të ish ambasadorit tonë në Pragë, Qazim Tepshi dhe ish drejtorit juridik të METE Zamir Stefani, pastrimi i parave përmes superportit të Karpenit në Kavajë dhe pasuritë e pajustifikuara, janë në pritje të kopsitjes së plotë. Tashmë pritet vetëm të fillojë funksionimi i drejtësisë së re.
Ju tregojmë 43 dosjet e rënda të Ilir Metës dhe bandës së tij te denoncuara nga Berisha dhe Nano
1.Denoncim i ish kryetarit të PS, Fatos Nano: Ilir Meta ka përfituar përmes abuzimit me delegacionet e FRESSH jashtë vendit dhe vizat, duke bërë pjesë të delegacionit emigrantë për t’u larguar jashtë vendit. Akuza dhe për përfitim fondesh nga partitë aleate të majta IS.
2.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 29 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë në sektorët e krimit, të skeduar “persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim”.
3.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, blen 31 pasuri të patundëshme duke përdorur kryeadministratorin e firmave piramidale Farudin Arapi, të cilit i ka firmosur zhdukjen e dosjes së 1.2 milion dollarëve që ka përfituar nga këto firma.
4.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 11 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë të 500 mijë dollarëve të taksës së solidaritetit të policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit
5.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals për të ligjëruar zhdukjen e 530 milion lekëve donacione të Ministrinë e Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit.
6.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 43 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë 13 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë-Elbasan.
7.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen prej ortakëve të tij, të 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false që në PORT, sikur u hodhën në det si “të skaduar”.
8.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 19 faqe: Kryeministri Ilir Meta, vjedh 250 milion lekë nga buxheti i shtetit, realizon blerje false vagonësh austriakë, te cilët janë kategoria “skrap”, firmos shitjen e tyre për shkrirje.
9.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake “Gdansk” në Portin Detar Durrës, të shes kapitalet shqiptare dhe të largohet, duke lënë një borxh prej 11 milion dollarë ndaj arkës së shtetit.
10.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 113 faqe: Kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të TELEKOM, me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milion lekë, i barabartë ky çmim me të ardhurat financiare të 3 muajve punë të TELEKOM.
11.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 53 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga banka e Kursimeve, të 185 milionë dollarë depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.
12.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 134 faqe: Kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milion dollarë fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil” për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos.
13.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 48 faqe: Kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të blera prej ushtrisë dhe të 12 milion dollarëve mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me cilësi “mall jashtë përdorimit”, largon dhunshëm nga detyra publikuesin e aferës, gjeneral Cikalleshin.
14.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 15 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të larta se tregu i lire.
15.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 12 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi ka firmosur përfshirjen në delegacionet qeveritare me pasojë daljen jashtë Shqipërisë, të 43 personave në kërkim.
16.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 83 faqe: Kryeministri Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë “humbje” të 500 milion lekëve nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës.
17.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 13 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të këshillit të Ministrave, të 750 mijë dollarëve, akorduara nga PNUD për reformimin e pushtetit lokal.
18.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 36 faqe: Zv/kryeministri Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milion lekë, bërë me tenderat fiktivë në prodhimet filatelike në Ndërmarrjen e Postave Shqiptare. Hapet dosja, dënohet drejtorja Liza Hoxha, ndërsa Ilir Meta “del i pastër” pa u futur fare në hetim.
19.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 57 faqe e skica grafike: Kryeministri Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt thesar shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë e duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e qeverisë e parlament.
20.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 6 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milion dollarë.
21.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 20 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur 800 milion lekë reklama publicitare, të përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar në Televizionin Publik Shqiptar.
22.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Ish-Kryeministri Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka firmosur abuzimin me 600 milion lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të agjentëve te rekrutuar.
23.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 26 faqe: Kryeministri Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Publik (patenta-targa), realizon legalizimin në Shqipëri, të makinave të vjedhura e të trafikuara.
24.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion dollarë në tenderin e investimeve publike trotuare-kanalizime, ndriçim e gjelbërime në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi.
25.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka urdhëruar ne shkrim skandalin e vjedhjes së 3 milion dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për Korporatën Elektro-energjetike.
26.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 5 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamit në guroren e tij në malin e Dajtit dhe të 2 punëtorëve në guroren e tij, në malin e Skraparit.
27.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 7 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke vrarë Syl Lushën, në shtator 2000 gjatë mitingut të PD në Tropojë.
28.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 11 faqe: Kryeministri Ilir Meta, organizon treg-trafikun e pllakave të gurit për në Greqi, nuk paguan detyrimet fiskale, bashkë me ngarkesën e gurit, ushtron dhe trafik droge.
29.Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 4 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka shkatërruar Ujësjellësin e Bogovës, me shpërthimet në biznesin e guroreve në Bogovë dhe me urdhër të tij, janë akorduar 130 milion lekë nga buxheti i shtetit, me prokurim të drejtpërdrejtë, për riparimin e rrjetit të ujësjellësit.
30.Denoncues me shkrim FBI-SHBA, dosje me 920 faqe: Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, ka punësuar si sekretar të tij në Ministrinë e Jashtme, të super kërkuarin nga SHBA, super kriminelin vrasës e trafikant Almir Rrapo.
Denoncues me shkrim, me zë e me figurë ish-ministri Ekonomisë Dritan Prifti dhe mbrojtës publik kryeministri Sali Berisha i skandalit qeveritar, ekonomik e financiar të zv/kryeministrit Ilir Meta, bërë nëpërmjet rryshfeteve me emërimet, tenderat dhe koncensionet e hidrocentraleve.
32.Denoncues ish deputeti socialist Tom Doshi, dosja 32 faqe: Ish kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka paguar Durim Bamin për ta eleminuar fizikisht, zbardhet dëshmia e plotë e të paguarit.
33.Denoncues me shkrim Kastriot Ismailaj, dosja 17 faqe: Ilir Meta i ka bërë presion atij dhe familjes së tij për të mbyllur gojën për paratë e DIA-s dhe CEZ me vlerë miliona dollarë.
34.Denoncues organet ligjzbatuese të BE, SHBA dhe Media, dosja 26 faqe: Ilir Meta ka gisht të vdekjet “e papritura” të ish ambasadorit të Shqipërisë në Pragë Qazim Tepshi dhe ish drejtorit juridik të METE Zamir Stefani, që kishin dijeni për aferën e CEZ-DIA.
35.Denoncues opozita e PS dhe ekspertiza e FBI, dosja 39 faqe: Afera 700 mijë euro dhe “blloku” i famshëm.
36.Denoncues mazhoranca e majtë dhe media, dosja 29 faqe: Ilir Meta emëroi drejtor rrugësh dhe i dha qindra hektarë tokë në jug të vendit supertrafikantit të drogës “Eskobarit të Ballkanit” Klemend Balili.
37.Denoncim i organeve ligjzbatuese shqiptare dhe partnere, dosja 13 faqe: Ilir Meta i përzierë në trafikun e drogërave të rënda, pastrim parash dhe investime në Londër dhe parajsat fiskale.
38.Denoncim publik nga ish ministri i LSI Dritan Prifti, dosja 11 faqe: Ilir Meta dhe Agron Kuliçi zhdukën këshilltarin e tij Eduart Belegu, pasi kishte dijeni për aferat korruptive.
39.Denoncim publik dhe me shkrim në gjykatë, dosja 21 faqe: Ilir Meta përmes zv.ministrit Sokol Dervishaj zhduk 85 milionë eurot e garancisë për privatizimin e Alpetrol, pas dështimit të shitjes së tij.
40.Denoncim publik dhe me shkrim në gjykatë, dosja 16 faqe: Ilir Meta përmes ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj zhduk 35 milionë eurot shtesë të dhënë nga qeveria për Tiranë-Elbasan.
41.Denoncim publik dhe me shkrim në gjykatë, dosja 115 faqe: Ilir Meta përmes drejtorit të ARRSH Dashamir Xhika zhduk mbi 70 milionë euro të rrugës Tiranë-Elbasan.
42.Denoncim publik nga media, s’ka përgënjeshtrim: Ilir Meta merr koncesionin e superportit të Karpenit në Kavajë me një vlerë prej 5 miliardë eurosh. Pastron të gjitha paratë e pista.
43.Denoncim në SHBA nga FBI, dosje 29 faqe: Ilir Meta është financuar me para ruse bashkë me ish kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski për lobing në SHBA për të ardhur në pushtet dhe shtrirë ndikimin rus në Ballkan./Pamfleti