osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vettingu i pedagogëve, gjoba nga 1 deri në 3 mln lekë për plagjiaturën e titujve

Vettingu i pedagogëve, gjoba nga 1 deri në 3 mln lekë për plagjiaturën e titujve

Lindita Nikolla hartoi projektligjin e fundit si ministre, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e studentëve, vettingun e Pedagogëve dhe gradave shkencore.

Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë.

“Top Channel” zbardh projektligjin e plotë të Ministrisë së Arsimit, i cili parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore.

Neni 20 i projektligjit flet për shkeljet e rënda në kërkimin shkencorë ku si te tilla janë parashikuar:

1- Plagjiatura;

2- Falsifikimi;

3- Fabrikimi;

4- pranimi dhe/ose paraqitja e punimeve pranë një organi haptazi jokompetent ose të paautorizuar në fushën përkatëse.

Po sa do të kushtojnë këto shkelje nëse konstatohen? Gjobat e parashikuara janë jo vetëm te kripura, por do të zeherosin ata të cilët do te ndëshkohen.

Neni 31 i projektligjit parashikon që për këto shkelje te vendosen gjoba nga 1 milion deri ne 3 milion leke te reja, heqja e grades shkencore si edhe ndërprerjen e kontrate se punës.

Po gjoba nuk shkon vetëm për studentin në këtë rast. Ligji parashikon gjithashtu se 50% te masës së gjobës të studentit e merr pedagogu udhëheqës, 30 % i marrin oponentët. Po aq marrin edhe recensuesit.

Po si do të bëhet verifikimi i gradave dhe titujve shkencorë? Nisma ligjore parashikon ngritjen e Këshillit të Etikës pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre kërkimore, të cilët verifikojnë të parët shkeljet e punimeve shkencore. Ndërsa pranë Akademisë së Shkencave ngrihet Kolegji i Etikës si organi më i lartë që shqyrton ankimimet e palëve ndaj vendimeve të këshillave të etikës si dhe ka të drejtë të nisë verifikimet për një shkelje të caktuar edhe me nismën e tij.

Kërkesë-ankesat, paraqiten fillimisht pranë Këshillave të Etikës. Të drejtën e ankimimit e kanë individë apo institucioni ku është paraqitur punimi apo punon punonjësi si dhe jo më pak se tre anëtarë të Këshillit të Etikës. Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesë ankesës këshilli I etikës duhet të marrë vendim ndërsa penalitetet financiare mund të ankimohen në gjykatë.

Projektligji në fjalë është ende në fazë konsultimi dhe pritet që shumë shpejt të miratohet nga Këshilli i Ministrave për t’ia përcjellë më pas Kuvendit për miratim. Nuk dihet nëse protesta e paralajmëruar që të nisë më 7 janar nga studentet do ta përshpejtojnë këtë projektligj, por sanksionet e vendosura duket se do e tresin shumë shpejt sherbetin e bakllavasë te konsumuar, në festen e nderimit te viteve nga të ashtuquajtur kopjacë të punimeve shkencore.