Minella Borova (1947-2013). Aktor, kritik, pedagog. Lindi ne Korce, me 22 shkurt. Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për . Kreu studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve* ne vitin 1969. Punoi ne teatrin “A.Z Cajupi” te Korces* deri ne vitin 1979, me pas si pedagog i “Mjeshterise se aktorit” ne Institutin e Larte te Arteve* (deri me 1989) dhe si specialist i teatrit ne Ministrine e Kultures (deri me 1991)
Ne vitin 1993 emigroi per gati 15 vjet ne Argjentine, per t’u rikthyer serish ne vitin 2006, ku edhe nisi pune si specialist i teatrit ne Qendren Nderkombetare e Kultures “Pjeter Arbnori”. Roli i tij i pare eshte ai i Lirimit ne dramen Njollat e murrme (1969) te Minush Jeros* me regji te Mihal Luarasit*, me te cilin fitoi edhe cmim si “Aktor i ri”. M. Borova u shqua me fort si aktor i planit satirik, por herehere edhe lirik e romantik.
Ne lojen e tij spikat nje humor i claret, shije e holle, nje gjest dhe nje sjellje e shpenguar, njeherazi edhe elegante, ku ndihet synimi per te skicuar tipa e karaktere te ndryshem. Eshte aktor i natyrshem, me nje pershtatmeri te mire. Nder rolet me te realizuar jane: Leka te Te pamposhturit e M. Jeros, 1970; Martini te Mosha e bardhe e Dritero Agolli*, 1972; Stenli Kor tek Engjejt e sketerres (ne original Foot-Boll) e George Bellak dhe Pol Kanten, 1972; mesuesi te Plumbat e shkronjave e Naum Priftit*, 1974; hetuesi te Qyteti i akuzuar e Teodor Lacos*, 1978; Vehapi te Tri ditet e kiametit e Luan Qafezezit, 1984; Raqi te Mesuesi i letersise e Ruzhdi Pulahes*, 1986 etj. Ne vitin 2007 pas nje nderprejeje rreth 15-vjecare, luajti rolin e protagonistit ne diadramen Duke pritur Henen e Karlos Maria Alsina, me te cilin riafirmoi talentin e tij si aktor qe gersheton mire
rrafshet psikologjike me ato humoristike e satirike, duke kaluar ne menyre te claret sa nga njeri te tjetri.
M. Borova fitoi emer me fort si aktor i filmit, ku ka realizuar nje specter te gjere figurash te dimensioneve e karaktereve te ndryshme si tek Udhetim ne pranvere, I treti, Pylli i lirise, vecanerisht me rolin e oficerit fashist ne filmin Ne fillim te veres. Ai ka shkruar edhe mjaft artikuj kritike per teatrin, sidomos ne vitet 1980-1990. Ndahet nga jeta ne 30 qershor 2013 ne Buenos Aires Argjentine ne moshën 66 vjeçare.