Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri nesër në mesditë ka paralajmëruar se do të dorëzojë pasaportën e tij me vizën Schengen dhe atë amerikane.
Tahiri, këtë veprim – të paralajmëruar edhe më herët – ka thënë se do ta bëjë si protestë për mosliberalizimin e vizave dhe për të bashkëndjerë me qytetarët e izoluar të vendit.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Vëmendje!
Qytetarë ju festoni se e meritoni, por unë nuk kam ndonje arsye për të festuar derisa e njoh dhe e ndjej dëshpërimin tuaj që nuk e perjetuat edhe këtë vit Liberalizimin e Vizave!
Të dashur qytetarë, si deputet i Kuvendit të Kosovēs, nesër është 1 Janari, edhe pse nuk kam premtuar për viza, e që premtuan shumë për heqjen e tyre, dhe kjo nuk ndodhi, unë këtë nuk mund ta përbijë. Nuk mund ta shoh më studentin, , të moshuarit dhe të sëmuarin para ambasadave edhe në këtë dimër , duke pritur për Viza!!
U bëj thirje e gjithë klases politike, të qëndrojmë të mbyllur që të na sheh e gjith Bota se jemi të izoluar padrejtesisht.
Nesër në Aeroportin ADEM JASHARI , në ora 12:30, e dorëzojë Pasaporten time me Viza Shengen dhe ate Amerikane, të cilat nuk i kam marrur nga pozita e Politikanit.
Me këtë gjest, edhe pse është në pyetje mirëqenja dhe sigurimi i të ardhurave për familjen time, unë kam vendosur ta bëj këtë hap, qoft edhe i gabuar apo i kushtueshem për familjen time.
Si Deputet i Kuvendit të Kosoves, izolohem tërsisht sebashku me familje dhe me qytetarët e mi duke mos dalur më në Evropë!
I dëshpëruar nga burgosja e popullates sonë, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë” (sic.), ka shkruar Tahiri, në Facebook.