Shkencëtarë, këngëtarë, autorë librash, dhe shumë të tjerë që u ndanë nga jeta në 12 muajt e fundit. Hidhini një sy disa prej figurave të rëndësishme që nuk janë më me ne në fund të vitit 2018.
Profesori Stephen Hawking
Fizikanti britanik dhe autor i disa librave dhe studimeve që luftoi sëmundjen e vet për tu bërë një nga shkencëtarët më të mirë dhe më të njohur të gjeneratës së tij.
“Së pari, mos harroni të shihni lart yjet dhe jo poshtë këmbët tuaja. E dyta, mos hiqni dorë nga puna. Puna ju jep kuptimin dhe qellimin dhe jeta është bosh pa të. Së treti, nëse jeni fatlum të gjeni dashurinë, kujtohuni që është aty dhe mos e hidhni tutje”.
Aretha Franklin
E njohur si Mbretëresha e Shpirtit, një ikonë e lëvizjes së të drejtave të njeriut në SHBA, ajo kishte një nga zërat më të shquar në muzikë, në jazz, gospel, soul, dhe bluzz.
“Të jesh këngëtare është një dhuratë natyrale. Po e përdor në shkallën më të lartë të mundshme dhuratën që Zoti më dha ta përdor. Jam shumë e lumtur”.
Stan Lee
Krijuesi i superheroit Spider Man, Fantastic Four dhe Hulk që transformoi librat komikë në një industri miliona dollarësh, duke udhëhequr atë që u bë e njohur si “Epoka e Marvelit të komikëve”.
“Sa herë që shkoj në ndonjë takim të lexuesve të librave komikë, të paktën një fans do të më pyesë: Cila është superfuqia më e madhe? Gjithmonë them se fati është superfuqia më e madhe, sepse nëse keni fat atëherë gjithcka shkon vaj”.
Dame June Whitfield
Aktorja e roleve komike, June Ëhitfield ishte një ikonë në televizionet britanike, radio apo në filma.
Emma Chambers
E njohur në rolin e Alice Tinker në krah të Daën French në sitcom The Vicar of Dibley, për të cilën fitoi edhe cmimin e British Comedy si aktorja më e mirë.
John Bluthal
Aktor, i njohur për rolin e Frank Pickle në Vicar of Dibley. Ai duket në një numër filmash Pink Panther me një karrierë që ka shkëlqyer për më shumë se 60 vjet.
Jim Bowen
Drejtues në televizione dhe comedian që prezantoi lojën televizive Bullseye.
Bella Emberg
Aktore komedia që kaloi 60 vjet në karrierë televizive. E njohur për rolin e saj Blunderëoman në programin e viteve ’80 The Russ Abbot Show.
Barry Chuckle
Njëri prej vëllezërve Chuckle në komedinë duo që pati famë në vitet 1967. Me vëllain e tij Paul, ai mbajti për 21 seri programin në BBC.
Eunice Gayson
Aktore britanike që luajti Sylvia Trench në të parin “Bond Girl”.
Jerry Maren
Aktor, i fundit i mbijetuar nga Munchkin, dhe ndoshta i mbijetuari I fundit i produksionit të filmave klasike të 1939 The Ëizard of Oz.
Geoffrey Hayes
Prezantues televiziv, që luaji role të rendësishme nga 1974-1992 duke prezantuar karaktere si Zippy, George apo Bungle.
Stefan Karl Stefansson
Aktori irlandez i njohur për rolin e tij të Robbie Rotten në programin televiziv për fëmijë LazyTown, ku ka edhe role të tjera në televizione irlandeze.
Bob Burra
Pionier i programit të fëmijëve duke përfshirë Camberwick Green, Trumpton dhe Captain Pugëash. Një nga pionierët e teknikave të animacionit.
Peter Firmin
Bashkëkrijues i programit të fëmijëve në shumë televizione, që në fakt ka ndihmuar nëkrijimin e industrisë së fëmijëve në Tv britanike.
John Cunliffe
Autor i 90 librave për fëmijë, duke përfshirë edhe Postman Pat dhe Rosie dhe Jim, që u bënë suksese të njohura ndërkombëtare kur dolën edhe të animuara nëpër televizione.
Dolores O’Riordan
Këngëtare, kryesorja e grupit The Cranberries.
“Në mendimin tim, cka e ka bërë Dolores të lidhet me njerëzit ishte ndershmëria e saj. Cfarë pe dhe cfarë more. Në fillim, banda ishte e turpshme, sidomos Dolores. Ajo këndoi këngë që I lidhte me njerëzit” ka thënë kitaristi I grupit Noel Hogan.
Charles Aznavour
Autor këngësh dhe këngetar me prejardhje franko-amerikane. Ai shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë një dekade 8 vjecare, duke shkruar mbi 1200 këngë, duke përfshirë edhe hitin e njohur të 1974 “She”.
Montserrat Caballe
Soprano spanjolle e njohur për repertorin e gjerë dhe teknikën e bel canto, por do të mbahet mend për duetin e saj me Freddie Mercury që u bë edhe kënga e Olimpikeve të Barcelonës në 1992.
Alan Longmuir
Themelues dhe bass kitarist me bandën skoceze Bay City Rollers, që shiti mbi 120 milionë albume dhe fitoi zemrat në UK, US, Australia dhe Japoni në vitet 1970 me hitet e veta duke përfshirë Bye Bye Bye Baby dhe Shang-a-Lang.
Tim Bergling, i njohur Avicii
Muzikant suedez, DJ, remixer dhe prodhues disqesh që u bë një nga yjet e muzikës dance.
Mac Miller
Rapper amerikan dhe prodhues muzike që i dha shumë muzikës në SHBA. Puna e tij shpesh u përfshi edhe me historinë personale dhe abuzimi me substancat narkotike.
Ray Thomas
Bashkëthemelues I Moody Blues. Ai luaji instrumente të ndryshme, por ishte I njohur per performancën në flaut dhe në solo me hitin “Night in Ëhite Satin”.
Eddie Clarke
Kitarist, i mbijetuari i fundit i bandës së rockut Motorhead.
Jim Rodford
Kitarist bass me grupin The Kinks për 18 vire, ai gjithashtu luaji me Argent dhe The Zombies.
Babs Beverley
Pjesë e trios The Beverley Sisters që kanë pasur edhe shoën e tyre në BBC në vitet 1950. Në foto shfaqet me binjaket Teddie dhe motrën Joy.
Hugh Masakela
Babai i muzikës jaz afrikane që amplifikoi opozicionin e vet me aparteidin. I njohur me hitet e tij për lirimin e Nelson Mandelës.
Vic Damone
Këngëtar amerikan baladash me një stil romantic dhe që me hitin “On the street ëhere you live” qëndroi në krye të klasifikimeve dhe në UK në 1958.
Eddie Amoo
Këngëtare britanike dhe shkruajtëse tekstesh në 1970 me grupin The Real Thing, hiti I të cilës You to me are Everything I kthey në numrin një në Britani.
Pete Shelley
Këngëtar dhe kitarist me influencë në bandën punk Buzzcocks e njohur për hitin Ever Fallen in Love.
Yvonne Stamples
Këngëtare që performoi me familjen në grupin “Staple Singers”.
Mark E Smith
Këngëtar në bandën The Fall dhe gjatë kohës që punoi pushoi më shumë se 60 anëtarë të bandës nga puna kohë pas kohe.
Timmy Matley
Këngëtar irlandez i bandës The Overtones, që ka qëndruar në krye të klasifikimeve në 10-tëshet britanike.
Joe Jackson
Babai i familjes së talentuar muzikore Jackson – I vendosur në qëndër të fotografisë. I dha jetë familjes dhe famën për fëmijët e tij duke përfshirë Michael, Janet dhe LaToya.
Chas Hodges
Njëri nga duo Chas të njohur për stilin e tyre rock dhe cockney ata patën famë në vitet ’70-80.
Marty Balin
Këngëtar me bandën Jefferson Airplane që ndihmoi edhe në revolucionin e rock në 1960.
Sir Ken Dodd
Një performues ekranesh ndër më të njohur ndër artistët britanikë në kohën e vet.
Burt Reynolds
Aktor dhe drejtor që u shfaq në qindra filma, emisione televizive dhe seriale. Stili ekstravagand i jetës së tij e ktheu edhe në faqet kryesore të medias.
Fenella Fielding
Aktore inteligjente dhe e qeshur që ka luajtur edhe Shakespeare por që mbahet mend për batutën e famshme në Carry on Screaming “Do you mind if I smoke”?
Jacqueline Pearce
Aktore me një karrierë intensive në teater dhe television, që ngriti dhe kultin e saj me rolin e vet ne seritë fiction Blake’s 7 në BBC.
Lewis Gilbert
Drejtor britanik në filmat Bond “you only live tëice”, “the spy ëho loved me” dhe “moonraker”.
Peter Mayle
Autor i librit bestseller ndërkombëtar “A year in Provence” ka shkruar edhe “Një vit I mirë’ që u bë film me aktorin Russell Crowe.
Penny Vincenzi
Autore e njohur me novela që kanë karaktere, gra të forta, biznesin, romancën apo sekretet familjare.
Paul Bocuse
Një nga shefat e guzhinës më te njohur në Francë që solli “guzhinën e re”,, I njohur si “shefi I shekullit” nga guida Michelin në 1989.
Joel Robuchon
Një nga shefat e guzhinës me të famshëm të gjeneratës së tij, që mori 32 yje Michelin.
Anthony Bourdain
Shef dhe një personalitet televiziv që mori famë me librin e vet Kitchen Confidential.
Sir VS Naipaul
Autor, fitues i çmimit nobel në letërsi në 2001.
John Mahoney
Aktor i njohur i lindur në Britani por që ka pasur karrierë të zgjeruar në teatër.
Peter Stringfellow
Pronar klubesh nate i njohur për reputacionin e tij me femrat. Ishte i njohur si Mbreti i Klubeve.
Ingvar Kamprad
Manjati i biznesit suedez që themeloi IKEA dhe skicimet e tij u bënë popullore për shkak të thjeshtësisë së tyre.
Trevor Bayliss
Shpikësi i njohur i radiove që krijoi me qindra platforma që ndihmonin dhe njerëzit që kishin problem të ndryshme shëndetësore.
John Julius Norwich
Historian, shkrimtar me pasion për artet.
Anne Olivier Bell
Anëtare e grupit Bloomsbury, historiane arti dhe anëtarja femër britanike e Monuments Men që arriti që veprat e artit të marra nga Nazistët tua kthejë pronarëve legjitimë.
Beth Chatto
Pioniere e kopshteve që ka marrë gati 10 medalje ari. Ajo ka marrë edhe Medaljen Victoria për kopshtet e mbretëreshës.
Winnie Madikizela-Mandela
Bashkëshorte e Nelson Mandelës që luftoi rëndë aparteidin në Afrikën e Jugut dhe mbrojti të drejtat e njeriut. Reputacioni i saj u dëmtua me vonë kur u akuzua për vrasje që i ka mohuar.
John McCain
Hero i luftës amerikane në Vietnam, një nga personalitetet më të rëndësishme politike në Amerikë, ka përfaqësuar Arizonën në Senatin Amerikan. Një republican që në 2008 mori pjesë në zgjedhjet presidenciale duke humbur përballë Barack Obamës.
George HW Bush
Presidenti i 41-të i SHBA. Ishte zv.president gjatë presidencës së Reganit.
Barbara Bush
Ish-zonja e parë dhe e dyta në historinë e SHBA që ishte gruaja e një presidenti dhe mamaja e një presidenti tjetër. Nuk ishte e kenaqur të pranonte rol pasiv si grua në politikë.
Morgan Tsvangirai
Politikan dhe lider opozitar në Zimbabve që riskoi jetën e tij gjatë regjimit autoritar të Robert Mugabe. Si kryeministër nuk arriti të kryejë reformat e duhura por luajti rol të rëndësishëm në rrëzimin e presidentit Mugabe në 2017.
Pik Botha
Politikan afrikan që u bë ministri I jashtëm më jetëgjatë në Afrikën e Jugut.
Millie Dunn Veasey
Shërbeu në ushtrinë amerikane në njësinë e zezakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë luajti një rol drejtues për lëvizjen e të drejtave civile në USA.
Johan van Hulst
Lektor që ndihmoi të paktën 60 foshnje daneze dhe fëmijë që të shpëtonin nga kampet e nazizmit duke orkestruar me kujdes për ta operacione të ndryshme.
Hubert de Givenchy
Stilist që ka veshur Audrey Hepburn, Jackie Kennedy dhe Grace Kelly përvec shumë të tjerave. Ngriti një perandori mode.
Kate Spade
Një stiliste amerikane e njohur për cantat e grave.
John Young
Astronaut amerikan që ishte i pari komandat dhe udhëtoi në hënë për së dyti., Ai eci në Henë në 1972 si komandant I Apollo 16. I nënti nga 12 njerëzit që kanë vënë këmbë në hënë.
Leslie Grantham
Aktore e njohur për “Dirty Den” në BBC.
Margot Kidder
Aktore që mori famë me Lois Lane në filmin “Supermeni” së bashku me Christopher Reeve në vitet 1970-1980. Më vonë hyri në politikë dhe u bë aktiviste e të drejtave të njeriut.
Dale Winton
Prezantues në radio dhe tv.
Denis Norden
Komedian që së bashku me Frank Muir kanë krijuar një nga komeditë më të suksesshme në historinë britanike.
Ray Galton
Shkrues komedish që së bashku me Alan Simson ishte një nga baballarët e sitcom. Kanë krijuar shumë personazhe komedianësh.
Milos Foreman
I lindur në Ceki, drejtori fitues i Oscar që ishte një nga drejtorët e huaj që u vlerësua nga kritika në Hollivud.
Neil Simon
Mori famë ndërkombëtare në vitet ’60 në SHBA për komeditë televizive.
Richard Baker
Lexues lajmesh zëri I të cilit ka dalë në buletinet televizive të BBC dhe u bë një nga fytyrat më të dashura për britanikët.
Sridevi Kapoor
Superstari i parë femër i Bollyëood që realizoi role në 300 filma me një karrierë 50 vjecare. Ka marrë shumë cmime në Indi.
Steven Bochco
10 herë fitues i çmimeve Emmy, shkrimtar dhe prodhues programesh televizive.
Peter Armitage
Aktor britanik i njohur për rolin Bill Webster në Coronation Street
Howard Lew Lewis
Aktor dhe comedian që ka dalë në role të ndryshme në BBC.
Katie Boyle
Ish modele dhe aktore që më pas zhvilloi karrierë si prezantuese televizive. U bë e njohur për prezantimin në Eurovizion në UK.
Peter Wyngarde
Aktor që luajti dedektivin në Jason king në vitet 70 ne tv.
Verne Troyer
Aktor i njohur për rolin e Mini-me në Austin Powers film.
Penny Marshall
Aktore amerikane, shkrimtare dhe drejtore që ka dalë në shumë seri telvizive. Ka luajtur krah emrave Robert de Niro apo robin Ëilliams dhe është nominuar për Academy Awards.
Dudley Sutton
Aktor që e gjeti famën me Tinker Dill në BBC. Një veteran i skenës, filmit dhe televizionit.
Bill Maynard
Aktor që karrierën e vet e bëri në programe të ndryshme, kinema apo tv.
Rachael Bland
Lexuese e lajmeve në BBC dhe prezantuese e njohur për blogun e saj dhe dokumentimin e jetës së saj dhe sëmundjes.
Sir Roger Bannister
Një nga emrat më të shquar të atletikës britanike.
Kofi Annan
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB që ka fituar edhe cmimin Nobel me organizimin e jetës së tij kundër varfërisë, padrejtësisë dhe sëmundjeve. Luftoi në majat më të larta të diplomacisë.
Vichai Srivaddhanaprabha
Biznesmen dhe pronar i klubit të Leicester. Ai e bleu ekipin në 2010 dhe në 2012 ata luajtën në Premier League e më pas fituan titullin në 2016.
Baroness Jowell
Ish minister kabineti në Britani me partinë laburiste ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitet 2012 për sigurinë e lojrave olimpike në londër. U diagnostikua me tumor në kokë.
Lord Ashdown of Norton-sub-Hamdon
Ai drejtoi Libeal demokratët për 11 vjet pasi shërbeu në Royal Marine dhe si një anëtar I shërbimeve inteligjente britanike. Në 2002 ai u emërua si përfaqësues i lartë i UN në Bosnje Hercegovinë.
Lord Carrington
Konservator britanik ish sekretar i jashtëm, sekretar i përgjithshëm i NATO dhe i dërguari i paqes në ish jugosllavi. Peter Carington ka marrë edhe Kryqin e kuq në luftën e dytë botërore.
Sir Peter Tapsell
Parlamentar konservativ britanik që shërbeu për më shumë se 50 vjet me 9 lidera konservatorë dhe u bë Babai I Parlamentit.
Lord Martin of Springburn
Michael Martin ishte parlamentar skocez laburust në House of Commons
Lord Heywood of Whitehall
U përfshi për më shumë se tre dekada në politikën britanike. Ka qenë këshilltar i besuar i kryeministrave britanikë.
Maria Bueno
Teniste braziljane ndër më të suksesshmet që ka marrë më shumë se 19 tituj gjatë viteve 1950-1960.
Roy Bentley
I mbijetuari i fundit i fituesve të kupës së vitit 1950 nga britania si lojtar i Chelsea, por edhe kapiten. Ka shënuar 150 gola në 367 ndeshje.
Ray Wilkins
Ish-mesfushor i Anglisë, i cili luajti për Chelsea, Manchester United, AC Milan, Rangers dhe QPR.
Cyrille Regis
Lojtar i qendrës në Angli, i cili luajti për West Bromëich Albion dhe Coventry City. Ai ishte një pionerët e futbollistëve me ngjyrë në futbollin britanik kur luajti së bashku me Laurie Cunningham dhe Brendon Batson në Ëest Brom, duke frymëzuar një brez të lojtarëve me ngjyrë britanikë.
Peter Thomson
Fitues pesë herë i Open Championship, u bë lojtari i parë australian i Golfit që mori titull në vitin 1954.
John Dunlop
Trajneri i sportit me kuaj, karriera e të cilit ishte 46 vjeçare, me më shumë se 3.500 fitues në emër të tij, duke përfshirë fitoret në Derby dhe St Leger.
Tony Bullimore
Yachtsman i cili mbijetoi katër ditë në një xhep ajror nën anijen e përmbysur, pas një stuhie gjatë garës pa pagesë të Vendée Globe, garës së jahteve në botë. Një filantrop.
Baroneshë Trumpington
Bashkëpunëtorja e Jean Barker ishte vajzë e shoqërisë ‘Bletchley Park’, që punuan kundër nazistëve, në Luftën e Dytë Botërore. E njohur për frymën e saj të pavarur.
Billy Graham
Predikues që mori misionin e tij të ungjillizimit masiv në mbarë botën, duke predikuar rreth 215 milionë njerëz në 185 vende dhe duke arritur qindra miliona më shumë nëpërmjet shërbimit të tij të radios dhe televizionit.
Motra Wendy Beckett
Murgesha dhe historiania e arteve katolike katolike, që u bë një yll televiziv kur paraqiti një sërë programesh televizive popullore nga galeritë e artit në mbarë botën. Besimi i saj se arti i përkiste të gjithëve, shmangia e saj e zhargonit dhe pasioni i dukshëm për subjektin e saj e pëlqyen atë audiencë.
Kapiten kirurg Jolly
Zyrtari mjekësor i Royal Navy, i cili shpëtoi jetën e qindra trupave britanike dhe argjentinase gjatë Luftës së Falklands – i vetmi person i dekoruar nga të dy vendet për shërbimin e tij gjatë konfliktit.
Harry Leslie Smith
Veteran i Luftës së Dytë Botërore i cili e përshkroi veten si “rebelët më të vjetër në botë” dhe u bë një aktivist i profilit të lartë për refugjatët dhe NHS.
Derek Findley
Dunkerku dhe D-Day, veterani i cili ishte në krye të Operacionit Overlord në Sword Beach. Nën komandën e tij si oficer i pozicionit të armëve, shkarkoi disa nga raundet e artilerisë së parë në plazhet e Normandisë. Në vitin 2016 ai u dha titullin Légion d’honneur.
Vera Jarvis
Një nga gjeneratat e para të infermierëve të NHS, ajo filloi trajnimin e saj në vitin 1948 në ditën kur u themelua NHS. U kualifikua si mami, duke punuar në Bristol dhe Londër përpara se të kthehej në Uells të Jugut si një motër në një numër të spitaleve të vogla të lindjes.
Mary Ellis
Aviatore dhe anëtare e Air Transport Auxiliary. Një nga gratë e para që fluturojnë me Spitfires, bombardues të rëndë./ATA