osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kontesha e famshme austriake në Shqipërinë e viteve 1930 dhe takimi me plakun në Qafë Krrabë

Kontesha e famshme austriake në Shqipërinë e viteve 1930 dhe takimi me plakun në Qafë Krrabë

Koleksionisti Artan Lame ka publikuar një fotografi mjaft interesante të një konteshe austriake e cila kishte ardhur për vizitë në Shqipëri në vitet 1930.

Ajo që e bën më interesante vizitën e saj është automjeti me të cilin ajo kishte përshkuar një pjesë të Shqipërisë së varfër të atyre viteve.

Në fotografinë e publikuar nga Lame, shfaqet kontesha e re austriake bashkë me shoqen e saj, ndaluar në një nga kthesat e Qafë Krrabës e përballë tyre një plak shqiptar i cili shfaq varfërinë e mjerimin e Shqipërisë së atyre viteve.

“Edhe sot, kjo do të bënte përshtypje. Marion Grafin Donhoff (1909-2002), ka qenë një konteshë austriake, nga ato gratë energjike, të mbetura pa qëllim pas fundit të “belle epoque”, që vinin vërdallë nëpër skutat e Evropës për të gjetur emocion.

Në vitin 1936, bashkë me një shoqen e saj, bën një udhëtim me makinë nëpër Shqipëri, duke u bërë një prej sensacioneve më të forta të kohës. Dy femra, vajza të reja, që udhëtonin me veturë të hapur -gjëja më moderne e kohës-, udhëve të zhavorta të Shqipërisë post’osmane.

Ngjan si temë për film. Në foto, Marion e fotografuar nga shoqja e vet, në një nga kthesat e Qafë Krrabës. Kjo foto që ka shërbyer edhe si kopertinë për librin e kujtimeve të saj, është një prej më të bukurave. E mbushur plot kontraste, kontradikta e trishtim, mes vajzës së re që sheh për së larti dhe plakut shqiptar të ngrirë përdhe në të shkuarën e vet”- shkruan studiuesi Artan Lame.