osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Është super e madhe …zbulohet Toka e dytë “gjigante”

Është super e madhe …zbulohet Toka e dytë “gjigante”

Është super e madhe, i ngjanë Tokës, e astronomët as që e kanë idenë se nga ka ardhur. Para se të fillonin të gjenin ekzoplanete në vitet 1990, astronomët mendonin se planetët e jashtëtokësorëve do të dukeshin të ngjashme me planetet e tjera që janë në sistemin tonë diellor. Por që nga momenti që zbulimet filluan të shpeshtoheshin, ishte e qartë se e kishin shumë gabim. I pari nga planetet e reja, 51 Pegasi b, që është zbuluar në vitin 1995, ishte një botë e madhe gazrash, si Jupiteri – por për ndryshim prej këtij të fundit, ylli i këtij planeti sillet aq për së afërmi saqë përcëllon nga nxehtësia. Më të shpeshtuara janë bërë gjetjet e “mini – Neptunëve” – planete këto jo shumë më të mëdha se Toka, me një mbështjellës shkëmbor, por me një sasi shumë më të madhe uji sesa ajo e planetit tonë.

Tani vjen edhe një surprizë tjetër. Në një konferencë shtypi në Boston, astronomët e Harvardit kanë bërë të ditur zbulimin e një bote që ata e quajnë “mega – Tokë”. E njohur si Kepler 10c, ka një perimetër prej rreth 29.000 km, krahasuar me tokën e cila ka vetëm 13.000 km, dhe peshon diku rreth 17 herë më shumë se Toka. Është “gjigantja e Tokave”, ka thënë astrofizikanti i Harvardit Dimitar Sasselov.

Është pak e habitshme edhe vetë ekzistenca e planetit, thotë Xavier Dumusque, i cili e ka bërë zbulimin. “Gjëja e parë që na erdhi ndërmend,” ka thënë ai, “ishte që ne thjeshtë nuk mund ta besonim.” Arsyeja është sepse kur një masë e përbërë kryesisht prej shkëmbinjve dhe hekurit arrinë të jetë 10 herë më e madhe se Toka, graviteti i saj i fuqishëm fillon t’i përpijë të gjitha gazrat përreth – e në këtë mënyrë mund të presim që në kohën kur planetët janë në formim, të kemi më shumë vakum sesa gazëra. Bie fjala, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni, kanë bërthama shkëmbore më të mëdha se toka, por pjesa më e madhe e masës së tyre përbëhen nga hidrogjeni, heliumi dhe gazra të tjera të cilat i kanë thithur sapo janë formuar si planete.

Në njëfarë mënyre, ky planet i ri, ka dështuar në “menaxhimin” e formimit të tij dhe ende nuk është e qartë pse. “Ne vërtetë nuk kemi ndonjë ide të qëndrueshme,” ka thënë Sasselov. Jack Lissauer, teoricien i planet-formimit në Qendrën e Kërkimeve të Nasa-s, i cili nuk ka qenë i përfshirë në studimin e ri, rekomandon që ndoshta i gjithë gazi është mbledhur gjatë kohës deri sa 10c ka arritur përmasat e tij gjigante, ose ndoshta ky planet është formuar nga dy planete më të vogla, ku ndonjëri prej tyre ka pasur përmasat e mjaftueshme për të akumuluar gazin brenda tij – por ai mendon që për momentin nuk ekziston një teori e cila do ta sqaronte plotësisht këtë çështje.

Misteri vjen e thellohet edhe më shumë kur e kuptoni vjetërsinë e yllit të këtij planeti, e cila është rreth 11 bilionë vite. Që nënkupton që ylli – Kepler 10, rreth 56o vite drite larg nga Toka, në yllësinë Draco – që është formuar vetëm 3 bilionë vite pas Big Bang-ut. Në atë kohë, hekuri dhe silikoni, së fundmi komponentet më të rëndësishme të shkëmbinjve, kanë qenë në sasi shumë më të vogla sesa 4.6 bilionë vite më parë , kur edhe është formuar dielli. Prap Kepler 10c është plotë mistere.

Ngjashmëria e madhe e këtij planeti me Tokën nuk nënkupton që në të mund të zhvillohet jeta. Në rend të parë, me një orbitë prej vetëm 45 ditësh, me distancë të vogël nga ylli i tij, e bën të pamundur që uji ta mbajë gjendjen e lëngët në sipërfaqen e tij. Po ashtu, nuk ngjason shumë me Tokën as në përbërje: rreth 1% e masës së planetit tonë është e përbërë nga uji dhe oksigjeni. Kepler 10c ka diku rreth 10%. “Definitivisht nuk është binjak i tokës,” ka thënë Lissauer, nga Qendra e Kërkimeve Ames.

Nën presionin e shtypës të gravitetit që gjeneron masa e Kepler 10c, pjesa më e madhe e çfarëdo uji mund të shndërrohet në minerale, ose të avullohet nga temperatura e lartë. “Unë e quaj planet i ngurtë,” ka thënë Sasselov, “më shumë se një planet shkëmbinjsh.”

Kepler 10c nuk është i vetëm atje; ai ka edhe një “kusheri” të quajtur Kepler 10b. Ky i fundit, i zbuluar në vitin 2011, është po ashtu i dominuar nga shkëmbinjtë, por është vetëm tri herë më i madh se toka. Po ashtu, ai është edhe më afër yllit të tij, e në të njejtën kohë, edhe më i nxehtë. Po të mos ishin këto temperatura të larta, që i japin etiketimin “planeti llavë,” një botë si 10b do të mund të ishte një vend i përshtatshëm për jetën e organizmave. Ndërsa fakti që ky system yjor ka dy planete të ngurta do të thotë që nuk do të tingëllonte e marrë po të flasim për një planet të tretë, që do të ishte “pasqyrë e Tokës” – edhe pse ende nuk kemi dëshmi që një botë e tillë ekziston.

“Para pesë vitesh,” ka thënë Sasselov, “unë kam thënë bindshëm se nuk duhet të lodhemi duke kërkuar një planet të ngurtë pranë yjeve kaq të vjetra.” Pas kësaj jave, ka thënë ai, “Kam ndryshuar mendim.”