Ishtë vërtetë e habitshme një gjë, se shpesh nuk e dimë as vet se sa vlejnë disa gjëra që neve thjeshtë nuk na mbushin syrin, shkruan revista Kosovarja.
Petter Plains nga Arizona, bleu orën e markës së njohur ROLEX, gjatë kohës kur ishte ushtarë në Evropë, ndërkaq rekomandimin e orës ia dha një shok, i cili i tha se orët origjinale gjenden vetëm në Gjermani.
Ai nuk e kishte mbajtur asnjëherë atë orë, duke e ruajtur me gjithë paisjet dhe ambalazhin, e poashtu edhe certifikatat, përplot 55 vite.
Orën e kishte blerë 120 dollarë, modeli GMT, për të cilin sot ia ofrojnë shumën deri në 70 mijë euro, me që ishte ndër orët e para në atë kohë e prodhuar nga marka më e njohur botërore.