Mëngjesin e parë të Vitit të Ri, Edi Rama ka shkuar në maternitetin Koço Glozheni, Rama ka vitituar tre nënat dhe foshnjat e tyre, të cilat lindët fëmijët e parë këtë fillim vit.
Në një postim në Instagram, Rama na ka prezantuar me fëmijën e parë që ka lindur për 2019, ai quhet Aleksi, i cili vjen si fëmija i tretë në familjen e tij, e kështu përfitoj 120 mijë lekë të reja falë bonusit për bebet.
Postimi i Ramës:
“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve.I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete.
Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja.
Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes. GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri.”, ka shkruar Rama.