Ky është momenti shokues kur një i burgosur që ishte arrestuar për dhunë, është filmuar duke u rrahur me dhjetëra gardianë të cilët për ta “neutralizuar” përdorin sprej për sy.
Austin Allen 31-vjeç, kishte sulmuar gardianët në burgun Cook County në Chigaco, por ky veprim detyroi dhjetëra tjerë të ndërhynë duke e tërhequr zvarrë.
Ende nuk dihet se çfarë e kishte shtyrë të sulmojë gardianët, por rrahja ka zgjatur katër minuta e gjysmë, ku pas më shumë se dy minutave mezi arrijnë ta rrëzojnë në tokë.
Si rezultat i kësaj kacafytje shumë gardianë janë lënduar edhe pse përdornin forcë për ta prangosur Austinin gjigant, por raportohet se në total 19 gardianë kanë marrë pjesë në “aksionin” për ta arrestuar.
Kamerat e sigurisë të instaluara brenda burgut kanë filmuar gjithë këtë ngjarje të tmerrshme.