Ato janë simbol i suksesit dhe i famës. Ato kanë famën dhe paratë, ndërkaq sipas pasurisë bëjnë pjesë ndër femrat më të fuqishme të botës.
Sajti Bright Side zbulon se për cilat femra është fjala
1. Liliane Bettencourt (94), Francë
Femra më e pasur në botë aktualisht është 94-vjeçarja Lillian Betancourt, pronarja e shumicës së “fabrikës së njohur të bukurisë”, – firmës franceze të kozmetikës L’Oreal. Edhe pse ka kaluar në pjesën më të madhe të decenies së dhjetë të jetës së vet, Lillian punon me zell, por posedon edhe fondacionin e vet humanitar. Për moshën që ka duket fantastike! Pasuria e saj aktualisht vlerësohet në rreth 43,1 miliardë dollarë. Jeton në Francë.
2. Alice Walton (67), SHBA
E dyta për nga pasuria është Alice Walton, pasuria e së cilës peshon 38.7 miliardë dollarë. Ajo është vajza e vetme e themeluesit Wal-Mart, Sam Walton it. Ajo është femër e cila adhuron artin, madje ka edhe koleksionet e veta private artistike. Ka shumë para dhe bën atë që ia do zemra.
3. Susanne Klatten (55), Gjermani
E treta në listë dhe e femra që zë vendin e parë për nga pasuria në Gjermani, me sukses udhëheq biznesin e vet, ndërkaq kohën e lirë e kalon me familjen. Është shefe e kompanisë farmaceutike, ndërkaq bashkë me vëllanë e vet posedon gjysmën e aksioneve të BMW-së. Pasuria e saj vlerësohet në 22,5 miliardë dollarë.
4. Laurene Powell Jobs (53), SHBA
Laurene Powell Jobs nuk është vetëm e veja e Steve Jobsit, njërit ndër themeluesit e kompanisë Apple, por edhe femër afariste me përvojë dhe bamirëse zemërgjerë. Pasuria e saj aktuale vlerësohet në rreth 20 miliardë dollarë.
5. Charlotte Casiraghi (31), Monako
Charlotte e re është e teta me radhë për fronin e Monakos. Mbesa e Grace Kellyt të famshme punon si gazetare, ndërkaq kohën e lirë ia kushton kalërimit. Si duket Charlotte, pos thesarit mbretëror, ka trashëguar edhe dukjen hollivudiane të gjyshes së vet. Pasuria e saj vlerësohet në 5,7 miliardë dollarë.
6. Pansy Ho (54), Kinë
Pansy Ho është vajza e Stanley Ho-së, miliarderit të njohur kinez si “Mbret i bixhozit”. Pansi është më e pasura nga 17 fëmijët të cilët Ho i ka me katër gra. Pasuria e saj vlerësohet në 3,4 miliardë dollarë.
7. Ivanka Trump (35) SHBA
Edhe pse vajza më e madhe e Donald Trumpit ka mundur të mbështetet në pasurinë e babait të vet dhe të jetojë jetë të rehatshme dhe pa brenga, Ivanka ka vendosur të bëhet e suksesshme, e pavarur, femër afariste. Ajo posedon disa kompani, shpesh shfaqet në TV, madje po shkruan edhe libër. Me gjithë orarin tepër të ngjeshur, gjithmonë gjen kohë për veten dhe për familjen e vet. Pasuria e saj vlerësohet në 740 milionë dollarë.
8. Sheikja Sheikha Mozah (58), Katar
Sheikha Mozah e mrekullueshme është bashkëshortja e dytë e emirit të Katarit. Femra me 7 doktorate nderi, ka 5 djem dhe 2 vajza. Jo vetëm që është aktiviste politike dhe shoqërore, por përkrah edhe përparimin shkencor dhe teknologjik të vendit të vet. Është shpallur edhe njëra ndër “damat e para më të famshme në botë”.