Megjithe ndeshkimet jo te pakta nuk vene mend drejtuesit e mjeteve, gjate qarkullimit ne autostraden Durres-Tirane. Gjate nates policia rrugore ka kapur mat shume drejtues me shpejtesi sketerre ne autostrade deri ne 213 kilometer ne ore.
“Ne oret e para te mengjesit jane evidentuar nga Radari drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara”- njofton policia.
Sipas policise, drejtuesi i mjetit Audi V8 me 213 km/ore nuk i ndalon Patrulles se Policise me Radar pas shenjes per te ndaluar, por ndalon pasi i ka dale Patrulla tjeter e Policise Rrugore tek sheshi “Shqiponja”.
Arsyeja: Shpejtoja se me pret shoqeria per te festuar ne fundjave, sqaron policia, e cila jep edhe kete mesazh: Argetohuni ne fundjave, por mos rrezikoni jeten tuaj dhe te perdorueseve te tjere te rruges.