2019 troket edhe në Shqipëri! Shqiptarët kremrojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2018. E gjithë bota feston në mënyra të ndryshme. Me fishekzjarre, shampanjë, gjel deti, dhurata, vizita, këngë, puthje e përqafime, festohet ndërrimi i viteve.
Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë. TNA.al (Tellalli News Albania) iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2019!”
Të shumtë janë shqiptarët të cilët preferojnë ta kalojnë këtë festë në shtëpitë e tyre, një mbrëmje e cila i mbledh të gjithë rreth tryezës, për t’i bërë bashkë, por prej vitesh tashmë janë shtuar edhe njerëzit të cilët preferojnë që këtë festë ta kalojnë në lokale e restorante të Tiranës.
Falenderojmë të gjithë lexuesit tanë, ata që na ndjekin dhe mendojnë si ne, por edhe ata që u bëjnë oponencë shkrimeve dhe rubrikave tona politike apo sociale. Edhe njëherë “Gëzuar të gjithë bashkombësave kudo që jeni!”