Viti i Ri 2019 sapo ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera në vend janë ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve.
Viti i Ri u festua edhe në qytetet shqiptare. Qendrat kryesore të qyteteve u mbushën nga qytetarë të cilët zgjodhën t’a shihnin ndërrimin e viteve nën fishekzjarre. Ndërkohë që Vitit të Ri 2019, i parapriu një koncert në Sheshin Skënderbej.
Në këtë koncert kënduan këngëtarët Flori Mumajesi, Evi Reçi, Ardit Çuni, Alban Nimani, West Side Family, Eneda Tarifa, Eranda Libohova dhe të tjerë artistë të njohur të skenës dhe ekranit. Ky është viti i parë që shqiptarët e festojnë ndërrimin e viteve pa fishekzjarre dhe kapsolla