Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli u vjen në ndihmë të gjitha amvisave me rastin e festave të fundvitit, se si mund të gatuajnë gjelin e detit të mbushur. Receta vijon si më poshtë.
Përbërësit:
1 gjeldet
500 gr mish viçi i grirë-50 gr oriz – 1 lugë gjelle mjaltë- 100 gr arra të qëruara
100 gr stika të qëruara-2 domate- 3 portokaj – 5 thelpinj hudhra
3 shkopinj kanellë – 2 tufa majdanoz – 1 lugë kafeje piper të zi – Pak piper – 50 ml vaj ulliri
Vendosim në tenxhere vajin e ullirit së bashku me hudhrat dhe qepën e grirë, arrat, stikat dhe i skuqim ato në zjarr të ngadaltë. Sa pa marrë ngjyrë shtojmë mishin e grirë, kanellën, piperin e zi, kripën dhe i përziejmë për 20 min.
E shuajmë me lëngun e portokallit dhe i shtojmë mjaltin, domatet, majdanozin dhe i përziejmë për 10 min.
Pastrojmë gjelin e detit nga jashtë dhe brenda. I shtojmë brenda masën e përgatitur më sipër. E qepim me kujdes që të mos dali masa dhe e vendosim në tavë. I hedhim kripë dhe e lyejmë me mjaltë, vaj ulliri dhe lëngun e portokajve.
E mbyllim mirë tavën me letër alumini dhe e fusim në sobën me 180 gradë. Pas 3 orësh ngremë temperaturat deri në 200 gradë. E lëmë në furrë edhe për 10 min të tjera derisa të marrë ngjyrë të artë.