osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ooo Mushak, luj venit! Erdhën mitingasht, prej importit!

Ooo Mushak, luj venit! Erdhën mitingasht, prej importit!

Nga Akil Ylli

Mbas shkrimit te djeshem, vendosa me marr pesmdhetditshin, me mbyll qytapin e shkrimeve, e me i dhane fund per kete vit. Fillon festa, s’ka ma mire! Pushim i meritum! Mirepo, kot sa rrejta vedin! S’paska qe ne e thene! Po ku t’lene mitingashet e importuar o xhan! Hahaha, qyfyret e Nastradinit, ne krahasim me keta, ngjajne si drama.

Shkak, me ma “xane ne fyt” pushimin, u be ky lajmi i fundit, qe po qarkullon keto dite, ku portalet dhe gazetat e “blera nga Qeveriut”, po shetisin si fuguren e Krishtit (m’fal o Zot) neper peligrinazhe, nje emigrant, qe po telendiset ne vaj dhe si mbaheshin lotet, me keq se atij qe i ka ra Salmonela e si ndalet diarea dhe po merr ne qafe dynjan, ngaqe po permiren nga te qeshurat. Kush do te kete qene ajo koke e ndritun o zot, qe ka pjell kete “kryeveper”! Me thirre prej imigracionit, qe te vije ne proteste, per t’ju perkushtu, vajtojcit profesionis!? Hahahaaa, mbaje o Shaqo shurren, se u korite!

Ne fakt, nuk ja vura “veshin” fort, ngaqe mendova, qe ishte diçka pa pike vlere, shpikja e fundit e njezve pa shpres, por kur mesova, qe ai mjeran nuk ishte as emigrant, por nje tip Babalet ndryshe, at’here mu shpalos gjithe panomare groteske, qesharake, e paimagjinushme, e ketij veprimi karagjoz dhe e karagjozve ideator, e nuk munda lija, te me “rreshqiste” nga duart, ky soj “xhevehirit”. Ne djall Viti i Ri!

O nan o nan, ça s’ndin dreqi! Me marr burrin e botes, me shetit si vajtojc neper shesh, si harushen gabeli, me shpres se do mallengjenin e nxitnin qytetaret, qe te rebeloheshin dhe te permbysin qeverin, per llogari te Lulashit e Krymadhes, me siguri kjo lloj mizanskenet, sikur te ishin gjalle Lukiani, Molieri, Pitkini e Caplini, do t’ju kishte sherby si frymezim, per te krijuar kryevepren me te suksesshme te jetes se tyre !

Ma mire ta kishin çfrytzu Neritanin. Mjafton me e pa ate soj ftyret, e me ate soj portretit qe ka ai, pa pase nevoje me interpretu hiç, kishin me pas ma shume shpresa, me kap ndoj karapitik, te gatshem me ja plase vajit. Mandej kane, Julin è, Mirushin è, Kosten è, Rajmonden è, shume me te rafinuar se krijesa mizerabel, qe perpiqej ne maksimim, te “shtrydhte” gjithe talentin, prej kllouni dumdum.

Ne fund te fundit, t’kishin thirre Dranen e Gomsiqes, ja kishin pa ma shume hajrin. Ne funeralet ku e ftojne ate, kthehet dhoma e te ndjerit, ne det prej lotve dhe ju duhet me i vu arkivolit speranc, perndryshe e merr para rrekeja e lotve, e perfundon ne fund t’baçes. Me pa thirre Dranden, ndoshta dhe s’ja kishin dale me kry revolucionin, por me siguri protestusve nuk do tu mjaftonin facoletat, por do t’ishin detyru me marr çarçaf prej shpijet, ose ne te kundert, me pak mend, i kishin lane me rrjedh lirshem dhe permyt te pakten katet e para te kryministris. Histotia do te pasurohej, perveç Revolucionit Francez, Revolucionit te Tetorit e te Karafilave dhe me nje revolucion te ri: Revolucionin e Lotve. Shshshsht mos na ndin kush, se po na shpikun mandej: Revolucionin e Purrinit!

Per nder, edhe pse jam xhepshpum, kisha hi borxh, veç me e dite, se kush ashte ai debil, qe i ka shku ne mend, me organizu kete lloj megapalaçollekut! E moren burrin sa i madhi gazep dhe vendosen ne pod si personazh shekspirian, duke tentuar te trondinin Tiranen e Ramen. Kte soj idejet, mund ta krijojnem vetem ai, qe s’ja ka iden!

Le pastaj qinematografet e Kazanit! Yyypaa, u nisen pikjat turravrap, sikur t’kishte zbrit “Shpetimtari”. I ngjeshen para kamerat, shpejt e shpejt regjistruan vidiot dhe nisen ti shperdajne ne vend te hajmalive, duke shpresu, me ju “kthy uji ne vere dhe shumfishu peshqit”. Por une e jam fiksu: Kush do te jete ai debil, allahhile!

Sikur te kisha qene une, po zeme è, mos me keqkuptoni, do ta kisha pasur fare te thjeshte te provokoja, gjithnje duke patur parasysh, vetem pjesen e vajtimit. Do mjaftohesha te ngujoja ne podium, Qimin, Fevziun, Artanin, Bushatin, Shkullakun, Zhein……”Boooll!- u ndin ca britma. Meshire bre! Mos tamarsha! Si ja ke nis ti, e ke vu ne plan, me na shti kujen e mos me pushu ma, deri Diten e Kjametit. S’te kena gja borxh, mor burr”! Jo mor jo, une kam tjeter hall, kush do t’jete ai debili?

Por e papritura ishte kur pashe, te ngasheryer e revoltuar, qe si kishin kursy, as pelqimet e as komentet mbeshtetes. Po si ka mundsi, qe krijesa me kafken si te njirit, ne gjendje me hanger vete, me numru me gishta, bile me dite dhe shkrim e kendim, me ju shkaktu emocion, nje sharlatan 24 karatsh!? Keta te fundit, ishin revoltu keqas fort, ngaqe e kishin perjetu live, interpretimin e memexhiut tragjik dhe ti ishin versul opinionit publik a te keqen, veçanerisht tiranasve, vetem pse nuk e bere qefin qeder, e ne vend te perkrahnin protesten, ja kishin rras dhe ishin dendur me salep, qofte e birra, A te poshter kta tiiiraaansit!

Ooooou, s’ma malli mu per tironsit mer, une kom holl qeter: Kush osht oj debili, allahhile!/Ekskluzive.al