Goli i shënuar nga lojtari i kombëtares kosovare, Milot Rashica, është shpallur nga UEFA si më i bukuri të kompeticionit të Ligës së Kombeve.
Ylli kosovar që luan në Bundesligë me skuadrën e Werder Bremen, shënoi një gol mjaft të bukur në takimin kundër Ishujt Faore.
Një gol spektakolar i Rashicës që u zgjodh si më i bukuri nga UEFA, në atë takim i cili përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Kosova bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Kombeve duke u renditur në vendin e parë në grupin e saj që i dha mundësinë të luajë në “play-off”.