Mario Ashiku (1939), Regjisor, aktor, pedagog. Lindi ne Shkoder, me 27 korrik. Kreu studimet ne shkollen e larte per aktor “Aleksander Moisiu”*, 1964. Qysh student me 1959, interpretoi rolin e Arbenit, roli kryesor ne filmin e perbashket ruso-shqiptar Furtuna, regjisor J. Ozerov, K. Dhamo*. Hiri dhe bukruia fizike, tok me dhunti te tjera aktoriale, e bene ate te kerkuar nga regjisoret e skenes dhe te ekranit.
Fal nje dramaciteti te dukshem, me zoterimin e toneve te nje psikologjizmi “te ashper”, i dhene gjithashtu mes peshtjellimesh e kontratiktash te brendshme, nje syrin te shqetesuar, ai mundi te paraqese ne filmin Toka jone 1964 boten e trazuar te malesorit Leke. Pas mbarimit te studimeve universitare punoi si aktor ne Teatrin Popullor*, ku realizoi disa figura mbreselenese, midis tyre Benedikun te komedia Shume zhurme per asgje e Shekspirit 1964, Fabricio te komedia Mirandolina e Goldonit 1966 dhe sidomos Gjeten te drama Cuca e maleve e Loni Papes*, me 1967.
Tek ky i fundit, ai mundi qe me pamjen, veprimet dhe fjalet e prera te zbulonte egersine e segmenteve sociale, sa patriarkale aq dhe kriminale, te fshehura pas kinse “kanunit te maleve”, apo zakone te mocshme shqiptare. Nje figure tjeter artistike e krijuar me hijeshi e sens epiko-heroik eshte ajo e Shpend Dragobise, e trimit kosovar qe shoqeronte eskorten e Ismail Qemalit drejt pavarsise se Shqiperise ne Vlore, ne filmin Nentori i dyte, 1982.
Ne kinematografi ka realizuar 13 role. Pas nje pune disavjecare ne Institutin e Larte te Arteve* si pedagok i mjeshtersise se aktorit prane regjisorit dhe pedagogut te shquar Kujtim Spahivogli*, ai u transferua arbitrarisht ne Estraden e Pogradecit*, ku punoi deri ne vitin 1986: me pas shkoi ne teatrin “ A. Moisiu” te Durresit*, deri ne vitin 1990. Ne te dyja trupat, ai vuri ne skene shume shfaqe variete, gjithashtu drama dhe komedi, si Lebra, Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes.
Nje nga pjese me te suksesshme te vena ne skene prej tij ka qene komedia Ylli pa emer e M. Sebastianit, fillimisht me studentet e Institutit e Larte te Arteve ne vitin 1972 (ku spikati aktori i ri Agim Qiriaqi* me rolin e Marin Mirojut) dhe perseritur me trupen e teatrit te Durresit, me 1989 (ku spikati Mirush Kabashi*, po me kete rol). Metimi per te kerkuar poezine, enderren dhe shpirtin lirik midis njerezve te zakonshem e te traumatizuar te provinces, tok me sensin ironik ndaj boshesise se te kamurve dhe forces koruptive te parase, u bene pjese e natyrshme e optikes regjisoriale e kesaj shfaqjeje.
Me individualitetin artistik te M. Ashiku si regjisor, vihet re deshira per sjellje dhe pamje njerezore te perkora, per gjasa sa me jetesore, gati natyrale, ku elementi i perfshirjes spontane te aktorit ne rrethanen e figures artistike shfaqet si qellim paqesor, ne saje te ngulmimit per nje pershtatje, degjim e shikim aktorial afer jetes e sa me te njemendte.
Ne vitin 1982, M. Ashiku rifilloi punen si pedagog i “Mjeshtersise se aktorit” ne Akademine e Arteve*, ku vijon edhe sot. Ai shquhet per kulturen, kerkesat e larta pedagogjike, finesen artistike, qartesine e mendimit dhe etiken profesionale. Ka fituar titullin “Profesor”. Role te tjera: Ilegali te debatik, 1961: Avokat Maluku tek Agimet e stines se madhe, 1981: Princi te Te paftuarit, 1985 etj.