Në rast se njerëzit do të mund të nxirrnin nga korja e planetit tonë të gjithë sasinë e arit, do të ishte e mundur të mbulohej e gjithë sipërfaqja e tokës me ar deri në lartësinë e gjurit tuaj.
Çdo njeri shpenzon mesatarisht 6 muaj të jetës së tij duke pritur para një semafori, që drita e kuqe të kthehet në të gjelbër.
Ju digjni më shumë kalori duke fjetur se sa duke parë televizor.
Mbi lëkurën tuaj ekzistojnë më shumë organizma mikroskopike se sa njerëz në planet.
Në vitin 1386 një derr në Francë u ekzekutua me varje publike për vrasjen e një fëmije.
Një në çdo pesë të rritur, besojnë se të alienët ekzistojnë të fshehur në planetin tonë, të maskuar si njerëz.
Një re e vetme në qiell mund të peshojë më shumë se 450 ton.
Presidenti i 15 i SHBA-së, Xhejms Bukanan, blinte vazhdimisht skllevër me paratë e tij, në mënyrë t’u garantonte më pas atyre lirinë.
Burrat kanë 6 herë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja sesa gratë.
Gjatë gjithë jetës një person ecën mesatarisht aq shumë, sa që mund të përshkonte 3 herë rreth e rrotull Tokën.
Coca-Cola do të ishte e gjelbër, nëse në të nuk do të shtoheshin ngjyrues.
Banka e Vatikanit, është e vetmja në botë që i lejon përdoruesve bankomatit të kryejnë transaksione në latinisht.
Prefiksi ndërkombëtar i telefonit për kontinentin e ngrirë të Antarktidës është 672.
Studimet tregojnë, se burrat përjetojnë në fakt më shumë dhimbje emocionale pas ndarjes se sa femrat.
Në vitin 1980, një spital Las Vegas pushoi nga puna disa punonjës, pasi kishin vënë baste se kur do të vdisnin pacientët.
Përvoja seksuale mesatare zgjat 37 minuta.
Në vitin 1984, një fermer kanadez u përpoq të marrë me qera një hapësirë reklamimi në media për lopët e tij.
Albert Ajnshtajni dhe Çarls Darvini, u martuan që të dy me kushërirat e tyre.
Macet flenë rreth 70 përqind të jetës së tyre. / bota.al