Përderisa filmat për një kohë të gjatë na kanë bindur se psikopatët dëgjojnë muzikë klasike përderisa i përgatisin instrumentet e tyre të torturës, duket se shijet e tyre janë shumë më moderne.
Një anketim i fundit ka zbuluar se “personat me pikët më të larta për të qenë psikopatë” kishin qenë fansa të mëdhenj të këngës së Eminem-it “Lose Yourself” dhe të këngës “No Diggity” nga Blackstreet, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga kjo, adhuruesit e këngës “Titanium” nga Sia dhe të këngës “My Sharona” nga The Knack kishin qenë më së paku të prirë të jenë psikopatë.
Por, pse është kjo e rëndësishme? Hulumtuesit besojnë se analizimi i këngëve të preferuara të individëve mund të shfrytëzohet si metodë për t’i identifikuar psikopatët potencialë pa e ditur ata vet.