Këngëtares shqiptare i mungon koha kur i vardiseshin meshkujt. Bleona Qereti ka rrëfyer se e ka marrë malli t’i vardoset dikush.
Bleona Qereti është një një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Pavarësisht se ajo është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj, mbetet një nga femrat më të përfolura në showbizin shqiptar.
E ftuar në “Why Not”, Bleona tregoi se e ka marrë malli që t’i vardiset një mashkull, pasi ka kaluar shumë kohë. ” Mua më ka marrë malli të më vardiset dikush sepse e kam harruar kohën kur mund të më vardiset dikush,“- tha Bleona. Ajo shpjegoi më tej se në Amerikë nuk ekzistojnë ngacmimet si në Shqipëri dhe kjo gjë duket se i mungon paksa.