Ai është një ndër balerinët më të njohur në vendin tonë. Po flasim për Graciano Taganin i cili i ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ka folur për jetën e tij personale por edhe atë profesionale.
Graciano i pyetur nga Fatma se a flasin meshkujt e ekranit në lidhje me femrat “këtë e kap unë”, “këtë e kap ti” ka dhënë një përgjigje që askush nuk e priste:
“Në fakt kjo ndodh me të gjithë që kapin një femër televizioni. Kot nuk janë bërë femrat që dalin në televizor që të rrisin standardin e vetes që të kaain burra me lekë”.- ka perfunduar balerini.
Ndër të tjera në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë Graciano u shpreh se të gjitha ato që ka pasur fiksim e ka hequr fiksimin.