Janë kampionë të korrupsionit dhe të keqes së shkaktuar ndaj shqiptarëve, por nuk heqin dorë nga moralizmat dhe drejtimi i gishtit ndaj të tjerëve si fajtorë. As këtë fundvit edhe pse të tronditur, politikanët shqiptarë s’kanë ndërmend të reflektojnë
Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shprehet se nuk i meriton këto festa të trishta dhe kërkon që t’i kthehet buzëqeshja. Zemërcoptuar për varfërinë e shqiptarëve për Vasilin vetëm një njeri është përgjegjësi: Edi Rama.
“Qyqarët” e LSI-së s’durojnë dot të jenë larg “tepsisë”.
Reagimi i plotë:
Festa te trishta,qe nuk i meritojme!!! Gjithkund trishtimi e ka bere te veten.As festat nuk i kurseu. Viti i Ri mbetet kryefesta e shqiptareve. Pergjithmone ka qene momenti kur problemet shtyheshin menjane per tu harruar disa caste e per te mos u pare per disa te tjera.
Dhe shqiptaret ja kane dale t’i kene keto pac caste harrese e ç’kujdesje. Por kete vit shqiptaret per here te pare nuk ja dolen dot. Trishtimi,qe kumtohej prej mijra te rinjve studente te zëshëm ne rruge e sheshe,por edhe i mijra te tjereve te pazëshëm neper shtepi,klube te varfra lagjesh, fshatrash e qytetesh,na kaploi te gjitheve.
Trishtim, qe e mbyt buzeqeshjen e cila i shtrengon buzet dhe nje ngerdheshje e eger shfaqet gjithkund.Fajtoret e trishtimit jane aty perpara nesh me ngerdheshjen e te nginjurit e te arrogantit, te lumtur se jua ka rrembyer buzeqeshjen te tjereve.
Fajtoret jane aty edhe Kryefajtori aty eshte te zhytur ne rehatine, qe kamja jua jep. E ne nderkohe mijra te tjere trishtueshem ngarendin me qeska gjysem te boshatisura prej pamundit te varferise,qe ta vjedh buzeqeshjen e dhimbjen ta jep te shumte e te hidhur.
Njerez!! Buzeqeshjen e vjedhur ne duhet ta rimarrim per veten e te tjeret. Damka e denimit s’do mund te vonoje per te ngerdheshurit e nginjur te kolltukeve erekeqinj te qeverise.
Dhe koha ka ardhur!! Dhe trishtimi i festes do te davaritet!!Dhe gezimi i fitores se te mires do te jete mes nesh!!