osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kapedani” pa censurë: Ja si reagoi Enver Hoxha kur e pa filmin!

“Kapedani” pa censurë: Ja si reagoi Enver Hoxha kur e pa filmin!

Ai ishte një personazh që kishte fuqi dominuese ar tistike, një personazh që mund të luante sot një komedi e nesër një dramë. Një njeri me botë, me humor, që përçohej nga roli te grupi i xhirimit, e mbi të gjitha qejfli, qejfli i së bukurës. Kështu e kujton Muharrem Fejzo, të madhin Albert Vërria, “Kapedanin” e filmit të tij. Në intervistën për “Gazeta Shqiptare”, regjisori i njohur tregon marrëdhënien e tij me aktorin e njohur, garën për ta përzgjedhur si personazh kryesor si dhe faktin pse filmi nuk u censurua, edhe pse kishte ankesa që po talleshin veteranët.

– Si e keni njohur Albert Vërrinë?
Me Bertin jam njohur që në atelieret e Institutit të Lartë të Arteve. Unë e kisha atë student në lëmin e krijimit të figurës skenike. Atë kohë, ai interpretonte tek “Ylli i Alpeve”, i Andon Panos, ku kishte një rol tepër interesant. Makiazhi i tij, grimi, i jepte dorë për të krijuar një figurë skenike shumë të mirë. Që aty Berti spikati si aktor me cilësi të rralla aktoreske, me një botë të tijën shumë origjinale dhe vetë psikofiziku i tij ishte shumë i mirë. Ishte i shkurtër, me një portret jo adapt për kinematografinë në kuptimin që kërkon fytyra fotozhenike, por me një karakter të veçantë. Ai krijoi aty një personazh jashtëzakonisht interesant. Që aty, duke e pasur si student, dalloja tek ai pasionin e madh, dëshirën e madhe që të përfitonte nga çdo gjë. Dihet që lënda e grimit dhe makiazhit nuk është ndonjë lëndë kryesore, megjithatë, ajo bëhet e domosdoshme, kur do të krijosh një tip më vete, kur do të krijosh plastikën e rolit. Ky qe takimi me Bertin. U ndamë miqësisht me të në vitin 1966. Berti pastaj shkoi në Vlorë, edhe u inkuadrua në teatrin “Petro Marko”.

– Si u vendos të xhirohej filmi “Kapedani”?
Në vitin 1970-1971 unë kisha mbaruar filmin tim të parë, “Montatorja” dhe qeveria në atë kohë, politika kërkonte sa më shumë filma. Ishte një moment i favorshëm për të prodhuar. Shfaqeshin pak filma rusë e francezë, por në numër të kufizuar, ndaj duheshin prodhuar filma shqiptarë. Në këto rrethana, në Kinostudio erdhi një kërkesë e skenaristit, shokut tim të fëmijërisë, Skënder Plasari, i cili kishte shkruar një komedi për film. Atëherë u shqyrtua skenari, por nuk i dilte zot njeri. Askush nuk kishte provuar ende të bënte film në lëmin e komedisë. Jo vetëm kaq, por të gjithë kolegët e mi kishin kërkesa të tjera me të tjera tematika. Atëherë në këtë përzgjedhje ishte kërkesa e një kolegut tim, Fehmi Hoshafi. U bëmë dy veta që kërkonim të xhironim këtë film. Drejtoria e Kinostudios në atë kohë kishte praktikë që filmin e parë ta bënin dy regjisorë. Debatonim gjerë e gjatë për skenat e filmit dhe idenë qendrore të tij. Më herët kishte tituj të tjerë, por pas debatesh u vendos që të ishte ky titulli, pra “Kapedani”.

– Pse e mori rolin Vërria, edhe pse ishte shumë më i ri se personazhi i tij?
Kinoprovat ishin të shumta. Për rolin, konkurroi aktori i famshëm Mihal Popi, konkurroi Nikolin Xhoja, Albert Vërria e të tjerë. Për rolin e “Kapedanit” duhej krijuar një çift shumë interesant: një çift në konflikt me njëri-tjetrin, qoftë nga ana fizike, qoftë nga tipologjia e qoftë nga ana lojës artistike. Mihal Popi nuk mundej të përballonte xhirimet tona që do të ishin anë e kënd Shqipërisë. Atëherë, ai vetë dha dorëheqjen dhe mbeti Nikolin Xhoja. Çifti Bert-Nikolin rezultoi të ishte shumë i suksesshëm, edhe pse jo aq në fillim.

– Për ç’arsye?
Lindi problemi i krijimit të figurës nga ana e makiazhit, nga ana e kostumit, etj. U bënë shumë përpjekje, derisa u arritën ato figura që shihen sot e kësaj ditë në Shqipëri e më gjerë. Mbasi u vendos figura skenike e këtyre dy aktorëve, që në fotot e para e kuptuam që shkonin shumë mirë njëri me tjetrin. Berti megjithëse ishte shumë i ri, me punën e talentuar të piktorit e grimierit Llukan Bushi, u arrit që pamja e tij të jepte një moshë të përafërt me atë të rolit që kishte dhe moshën e Beqos, të Nikolin Xhojës. Kështu që spektatori nuk e dallon ende që Berti ishte në të 30-atat, e kolegu tek të 60-atat. – Si u përshtatën ata të dy me njëri-tjetrin? Kjo ishte interesante. Berti kuptoi specifikën e rolit. E respektonte shumë Nikolinin si aktor më të vjetër, si aktor me përvojë, por ama nuk e harronte asnjëherë personalitetin e personazhit të vet. Pasi ai ishte Kapedani, duhej të dominonte në çdo rrethanë, duhej të vendoste për çdo gjë, madje duhej të ndikonte edhe mbi Beqon, i cili po ashtu si Kapedani, duhej të ishte kundra grave. Gjithë problemi i tij ishte te kryetarja e kooperativës. Berti pati rastin të tregonte se kishte talent të rrallë. Ishte me një botë të madhe shpirtërore, por edhe me një gamë të mirë artistike, me një gamë që fillonte nga komedia deri te tragjikja.

– Skenat në rrugë, skena në taksi, skena kur i bie çibuku dhe pothuaj merr flakë shtëpia. Çfarë këshillash i jepnit ju Bertit gjatë kohës që xhironit? Çfarë ndodhte pas kamerës?
Kishte shumë dubla. Se ndodhte që Nikolini harronte tekstin ose anonte te dialekti i Durrësit, ndërsa Berti ishte vlonjat puro. Megjithatë, nuk e kishim shumë të vështirë, sepse të dy e kuptuan dhe e përvetësuan shumë mirë figurën që kishin secili. Me Bertin ishte më shumë kërkesa që kishim ne regjisorët, sepse shpesh nuk ishim në unison, edhe pse skenari na bashkonte të dyve. Njëri kërkonte që Kapedani të ishte më teatral, ndërsa unë doja që të ishte më i natyrshëm, të lozte vetveten. Doja të ishte vetvetja, sepse Berti nuk kishte nevojë të vishte ndonjë lëkurë tjetër. Me Bertin kishim këtë konflikt, sepse ai nuk dinte nga të anonte: nga kjo figura pikante dhe e fryrë apo nga personazhi i natyrshëm.

– Në cilat rrethe u bënë xhirimet?
Në Borsh, është pjesa e xhirimeve në fshat, por ka pasur xhirime edhe në Sarandë. Kanë qenë skena të vështira. Berti duhej të hipte në kalë, por e kishte frikë, se nuk kishte hipur asnjëherë. Ai afrohej me shumë kujdes, edhe pse ne morëm një kalë të rraskapitur, siç ishin atëherë ata të komunales. Kur erdhi puna te skena e ëndrrës që tërheq bishtin e kalit dhe që në të vërtetë po tërheq çarçafin, Berti bëri një provë dhe kali ktheu kokën që të shikonte. Berti u tremb nga kali dhe tha, “unë e nuk bëj këtë pjesë, se do më bjerë me shkelm”. Ne qeshnim dhe i thoshim të mos kishte frikë. Sigurisht që Berti e bënte edhe për humor. Ai jo vetëm interpretonte në mënyrë të mrekullueshme, por në sheshin e xhirimit krijonte humor për të gjithë të pranishmit. Humori i tij kalonte nga roli tek vetë ai dhe tek grupi i xhirimit.

– Batutat e filmit a u bënë edhe batutat tuaja?
Po, e jo vetëm kjo, por unë kam ndjekur shpesh në filmat e mi, parimin që xhirimi të dikton, nuk mundesh të jesh strikt i skenarit me pikë e me presje. Të tilla kanë qenë edhe batutat e Bertit e situatat në këtë film. Ishin disa batuta e skena të tijat edhe të Beqos që u krijuan aty për aty.

– Në përgjithësi, filmi i shpëtoi censurës. Si është e mundur?
U hap muhabeti që një veteran ishte ngritur e kishte thënë pse po tallen me ish-partizanët, me një pjesë të luftës, me një njeri të luftës. Por, këtë film e kishte parë shoku Enver dhe kishte qeshur. Kaq mjaftoi. Orteku zbriti poshtë, filmi u pëlqye, u shkruan disa artikuj. Me kohën, filmi fitoi edhe më shumë simpati tek publiku. Meqë ishte kinokomedia e parë shqiptare, filmi kaloi nëpër kaseta dhe u shpërnda gjithandej, madje edhe në Kinë, ku u dublua. Filmi mbetet si vlerë në kinematografinë shqiptare.

– Ju si e morët vesh që filmi ishte pëlqyer nga Enver Hoxha?
Kishim një operator të Kinostudios që shfaqte filmat në Bllok. Ai quhej Bajram e mbiemrin nuk ia kujtoj (bëhet fjalë për Bajram Vilën). Ishte i vetmi që futej atje dhe merrej me shfaqjen e filmit për ata të Bllokut. Kur dërgohej ndonjë film për t’u parë, të nesërmen në Kinostudio, ne ishim në krye të shkallëve, duke parë çehren e Bajramit, fizionominë e tij, që ne i thërrisnim Berom. Nëse ai vinte i qeshur, filmi shpëtonte, nëse ai ishte i vrenjtur a i kërrusur, filmi kishte probleme. Ishte njeri i studiuar, njëri intelektual.

– Ai vetë fliste? E pyesnit Bajramin se çfarë u tha në Bllok për filmat?
Ai vetë nuk thoshte asnjë fjalë. Nëse vinte i kërrusur, e kuptonim se nuk qe mirë puna, filmi ishte me probleme. Kur u shfaq “Kapedani”, erdhi duke qeshur e duke maskuar veten, sepse nuk donte të prononcohej.

– Nga e morët vesh se Enveri kishte qeshur?
Ishin instancat e tjera. Pasi erdhi Beromi duke qeshur ne e pyetëm dhe ai tha: “Pashë që shoku Enver qeshi”. Kaq na duhej ne. U gëzuam se kemi sakrifikuar, sepse jemi lodhur për ta realizuar me ato mjete që kishim. Ishin tepër të rënda nga pesha dhe të vështira. Të organizoje atmosfera të caktuara, ishte e vështirë.

– Më tej, ju nuk kishit frikë për të ardhmen e filmit, se mund të mos pëlqehej nga publiku?
Kishim frikë se po hapeshin fjalët se Kinostudio po tallej me një veteran. E dyta, nuk ishte mësuar spektatori me komedi, por qe befasi që u mirëprit e u duartrokit.

– Disa skena që u krasitën, pse u krasitën?
U hoq një pjesë nga ëndrrat për shembull, sepse kanë qenë më të gjata, janë hequr disa pjesë me Beqon, sepse u dukën si të tepruara.

– Pse të tepruara?
Të tepruara, duke u parë në këndvështrimin politik, sepse na u tha se mund të rëndonte batuta. Me ato batuta mund të aludohej me nëntekstin që kishin, mund të merrte teksti kuptime të tjera.

– Çfarë batutash ju hoqën?
Nuk i mbaj mend.

– Kur u hoqën?
Pasi u xhirua.

– Kush i kërkoi krasitjet?
Instancat e larta, që nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës e deri tek anëtarët e Komitetit Qendror që ishin atëherë. Anastas Kondo ishte përfaqësues i Komitetit Qendror, që vinte e shikonte filmat.

– Sa minuta janë hequr?
Shumë pak, nuk kanë dëmtuar thelbin.

– Ndër vite për këtë film, keni pasur kritika se i shërbyet propagandës së kohës?
Ajo ishte kryesorja. Shtypi, media e të gjithë atëkohë u vlerësua për transmetimin e forcës së gruas si forcë e rëndësishme për Shqipërinë.

– A mendoni se ka ndikuar ndopak në marrëdhëniet meshkuj- femra?
Qëllimi ky ishte. Po të shohësh sekuenca të filmit, Kapedani rrethohet nga femrat.

– Në film nuk i duronte gratë, po në jetën e përditshme, si ishte Albert Vërria në raport me femrat?
Ishte shumë qejfli. Ishte i jashtëzakonshëm dhe e shfaqte këtë. Ai ishte me gjithë mend shumë vlerësues te e bukura, te njeriu, te femra e kudo. Kishte energji pozitive.

– Sot, si e kujtoni filmin “Kapedani”?
Filmi “Kapedani” me Bertin që sot më mungon me bën ende të vuaj. Më pikoi në zemër humbja e tij, isha në Itali kur e mora vesh. Ishte tri vite më i ri se unë. Unë në një mesazh që i dërgova: i thashë ‘Berti më prit se jam afër teje. Do të vij e do të shohim se mos bëjmë ndonjë figurë tjetër matanë’. Për herë të fundit e kam takuar në 60- vejtorin tim. Shumë vite më parë. Me atë rast u shfaq filmi dhe qe ftuar edhe Berti. Nga ai takim e më pas ka ndodhur rrallë që të takoheshim. Ai vazhdoi punën e tij me filma të tjerë.

– Keni bashkëpunuar edhe tek “Operacioni i zjarrit”, që ai ka rolin e Hilukut. E morët ju në film?
Po, e mora tek ai film pasi nga Kapedani u krijua miqësi dhe vlerësim mes nesh. Kush nuk e mban mend Bertin me atë rolin e shurdh-memecit? Kush nuk e mban mend plastikën e tij? Berti tregoi gamën e madhe të interpretimit dhe aftësitë aktoriale. Pastaj ai rolet e karakterit i kishte të tijat, një seri të tillë, që vlerësohet. Tek “Operacioni i zjarrit” krijoi këtë personazh tipik. Më vonë më 1974 e kam marrë te filmi “Shpërthimi”. Edhe pse një rol episodik, ai nuk ngurronte të pranonte edhe role të vogla. Ishte me shpirt e zemër të madhe. Pasioni i tij nuk donte t’ia dinte sa ishte roli.

– Ai nuk pati probleme me regjimin?
Jo, fare. Madje me Kapedanin ai u propozua për deputet në Kuvendin Popullor nga Vlora. U ngritën dhe thanë emrin e tij. Ai e pranoi, sepse ishte dhe vlerësim dhe nder, plus përfitimeve ekonomike. Ai mori titullin “Artist i Popullit” më 1979. Nga “Kapedani” ai doli më i përfituara nga të gjithë.

– Ç’biseda bënit në shesh-xhirime?
Ne nuk kishim kohë të lirë sepse do bënim bisedën në tryezë për xhirimet për të nesërmen. Nëse prishej koha, duhej të prisnim se nuk ka lidheshin skenat e planet më njëri-tjetrin, ose mund të mungonte një teknik e prishej e gjithë puna. Ishim në stres gjithë kohës. Mungonte filmi si celuloidi, ose edhe gjëra më të vogla që na prishnin punë e na hanin kohë. Ata bashkë, Berti me Nikolin Xhojën, bënin gallatë pa fund, gallatën e dynjasë e qeshnin gjithë kohës, ndërsa neve duhej të merreshim me këto punët e tjera. Përgatiteshim për të nesërmen. Nuk mbaj mend që të kisha një rast, të ulesha e të bënim një bisedë të zakonshme.

– Si ishte ai si natyrë?
E qeshur, shumë e qeshur. Nuk e kam parë a dëgjuar ndonjëherë që të përflasë të tjerët. Nuk e kam dëgjuar që të flasë për kolegët keq, as Nikolinin e as Bertin. Të dy sot janë në atë botë, e mbase janë takuar, bashkë me Sandër Prosin, Stavri Shkurtin, etj./zathur/