Bebe Rexha nuk ka frikë të tregojë të vërtetën apo gjërat që e shqetësojnë.
Dhe këngëtarja ka shpërthyer ndaj një futbollisti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që i dërgoi mesazh. Sipas yllit të popit, kjo sjellje e një burri të martuar me tre fëmijë ishte e papranueshme.
“A keni pasur ndonjëherë një djalë që gjithmonë vjen dhe del nga jeta juaj?”-pyeti Bebe, para se të vazhdonte: “Ata janë mashtruesa dhe harxhojnë kohën tuaj.”
Në një postim në Instastory, 29-vjeçarja iu referua futbollistit, i cili e quajti ‘mike’ dhe më pas i kërkoi që të takoheshin personalisht. Por kjo ka qenë diçka e papranueshme për këngëtaren.
Pas bisedës së tyre, ajo shkruajti: “Ju jeni i martuar dhe keni tre fëmijë. Bëhu një njeri model, luaj sportin tënd dhe më ler vetëm.”
Në një postim tjetër Bebe shkruajti: “Mos më shkruaj mua ‘hej mike’, veçanërisht nëse jeni një njeri i martuar. Më vjen keq, por kjo gjë s’do të ecë me mua. Shko luaj futboll.”