Në një ceremoni dekorimesh presidenti i Skenderbeut, i akuzuari për trukime e shitje ndeshjesh, Ardian Takaj i ka dhuruar bluzën e ekipit korçar me numër 10, Ilir Metës, presidentit në detyrë.
Në fakt Skenderbeut nuk i mjaftojnë hallet me skandale, trukime, pritja toruturuese e vendimit të CAS, por i duhet tani të ketë mbi supe dhe nr. 10 të Ilir Metës.
Në fakt ai numër mund të jepet për shumë ikona apo njerëz të cilët kanë dhënë për atë skuadër e jo për Ilir Metën. Të gjithë ata që u dekoruan nga presidenti mund të merrnin Nr. 10, apo dhe vetë Takaj duhet ta ketë një fanellë të tillë për titujt dhe skandalet që i ka dhënë Skenderbeut, por kurrësesi Ilir Meta.
Presidenti ynë i Republikës e meriton një nr.10 për hajdutëritë dhe skandalet e tij dhe kurrësesi si respekt nga ekipi korçar i futbollit.
Meta nuk është gjë tjetër, veçse njeriu i vjedhjes së thesarit, i bllokut 700 mijë dollar, i vrasjeve të 21 janarit. Ky është pandrinoja i krimit dhe korrupsionit, jo nr.10 i Skenderbeut. Ai është banditi president që bën gjithçka për të mbijetuar në politike dhe nga pas i shkon raca e tij, ku Ardian Takaj nuk duket të ketë shumë ndryshim./ CNA.al